
Një drejtues autobusi në Fier është ndëshkuar me 50 mijë lekë gjobë dhe tërheqje të lejes së qarkullimit pasi është filmuar duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit.
Kjo ndodhi ndërsa ai ishte në aksin Divjakë-Lushnje. Gjithashtu, certifikata e kontrollit teknik të mjetit rezultoi se kishte kaluar afatin.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë drejtuesin e autobusit.
Për shkeljet e konstatuara, bazuar në pikat 3 dhe 10 të nenit 79, pikat 1 dhe 8 të nenit 170, si dhe pikat 2 dhe 3 të nenit 171 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit është ndëshkuar me masë administrative në vlerën 50 000 lekë, si dhe me tërheqjen e lejes së qarkullimit.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit, ka rezultuar se drejtuesi qarkullonte me certifikatën e kontrollit teknik të mjetit të përfunduar.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke i garantuar se çdo denoncim do të trajtohet me seriozitet dhe se do të reagohet menjëherë, në përputhje me ligjin.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-23 15:18:00
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


