Shqipëria vijon të tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare. E njohur tashmë si një nga perlat e fshehura të Ballkanit, ajo renditet mes destinacioneve më të mira ekonomike në botë për këtë vit.
Sipas një artikulli të publikuar në median kanadeze të udhëtimeve “Milesopedia” nga autorja Marie-Ève Leclerc, ekspertja e udhëtimeve dhe nomade digjitale, vendi ynë ofron një raport të shkëlqyer mes kostos dhe cilësisë, duke joshur vizitorët nga larg.
Nga kryeqyteti i gjallë i Tiranës, te ekskursionet fantastike në liqenin e Bovillës dhe qytetet e mbrojtura nga UNESCO si Berati e Butrinti, Shqipëria ofron gjithçka.
Riviera jonë, nga Vlora deri në Sarandë, me plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut, mbetet një zgjedhje e preferuar, ndërsa në veri, alpet e Thethit dhe ujëvarat e Grunasit po shndërrohen në parajsën e aventurierëve të natyrës.
Ajo që e bën Shqipërinë edhe më të parezistueshme janë çmimet. Sipas artikullit buxheti ditor është ekonomik: akomodimi varion nga 25 në 60 dollarë, ushqimet tradicionale kushtojnë vetëm 10 deri në 20 dollarë, ndërsa qiraja e makinës apo ekskursionet ofrohen me tarifa shumë të përballueshme për turistët e huaj.
Media kanadeze thekson gjithashtu lehtësinë e fluturimeve përmes linjave ajrore ndërkombëtare, duke e kthyer Shqipërinë në një nga alternativat më të zgjuara për pushime të paharrueshme pa shpenzuar shumë.
“Shqipëria, sekreti i Ballkanit”, media kanadeze: Raport i shkëlqyer mes kostos dhe cilësisë… 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-07 12:14:07
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
