Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu, ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohet reforma territoriale, duke argumentuar se ajo duhet të shoqërohet me diskutim për kompetencat dhe financat e njësive vendore.
Shehu tha se reforma duhet të trajtohet në të gjithë komponentët e saj dhe ngriti pikëpyetje për mungesën e ndryshimeve në nivel qarku.
Ai kërkoi të sqarohet se çfarë kompetencash do t’u jepen njësive vendore dhe sa financime do të kenë në dispozicion.
Sipas Shehut, bashkitë janë zhveshur nga përgjegjësitë, duke krijuar, sipas tij, edhe justifikime për kryetarët e bashkive që të mos përmbushin detyrimet e tyre.
“ Kur bëhet reforma, bëhet me komponentët e vet, keni parë debat në nivel qarku. Pse nuk ka ndryshim në qarqe? Nuk po bëjnë reformë, e bëjnë elektorale. Çfarë kompetencash do t’i japim, sa para, ku janë këto? U ka hequr komplet administratën, sistemi arsimor i është lënë bashkisë. Drejtorisë shëndetësore maksimumi ka ambulancat.
E ka zhveshur, kryetari i bashkisë, duke u zhveshur nga përgjegjësitë ka justifikim të mos punojë. Kjo nuk është gjë që do bëhet pas 2 vitesh sërish, dilni nga kjo skemë elektorale. I them PS.”
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-08 18:38:04
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
