Identifikimi i trupit të dekompozuar që u gjet në grykëderdhjen e Semanit të premten, nuk është bërë i mundur nga ekspertiza paraprake në morgun e Fierit.
Për këtë arsye është dërguar për analiza të mëtejshme trupi i viktimës në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku veç analizave për të përcaktuar moshën, shkakun dhe kohën saktë te vdekjes do të kryhet edhe analizë ADN-je. Nëpërmjet kësaj analize pritet të përcaktohen karakteristikat trupore të kufomës si pesha dhe gjatësia por edhe krahasimi me ADN-ne e disa familjarëve të cilët kanë raportuar si të larguar nga banesa të afërmit e tyre.
Burime nga policia e Fierit thanë se kufoma është mashkull dhe se gjatë këqyrjes paraprake mjeko-ligjore nuk janë konstatuar shenja dhune. Janë disa familje, një në Fier dhe të tjerat në disa qytete të vendit që kanë raportuar largimin nga banesa të të afërmve të tyre.
Duke këqyrur fazën e dekompozimit të kufomës në kohën kur u gjet nga autoritetet, mjekët ligjorë në Fier konfirmuan se koha e vdekjes përllogaritet rreth dy muaj më parë. Gjatë kësaj periudhe janë bërë edhe denoncimet për shtetasit e humbur për të cilat po bëhen verifikimet shkencore.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-31 09:50:35
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


