Ditën e sotme zhvillohet seanca e radhës parlamentare, teksa krahas saj pritet të ketë edhe protestë, siç ka ndodhur rregullisht në të shkuarën.
Nga pamjet e siguruara, policia ka ndërmarrë masa për të rrethuar thithë perimetrin e rrugëve që të çojnë drejt parlamentit.
Qëllimi është që protestuesit të qëndrojnë sa më larg Kuvendit dhe të shmanget kontakti dhe incidentet me deputetët.
Sot, ish-drejtoresha e SHISH ndodhet në “arrest shtëpie”, e akuzuar nga SPAK për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit. Pra, njeriu numër një i inteligjencës akuzohet se dekonspiron informacionin që është betuar të mbrojë dhe se përkrah kriminelët që duhet të zbulojë.
Në këtë periudhë, SHISH u kthye nga një mburojë e heshtur e Republikës, në një instrument të cenueshëm nga interesat e zymta informale.
Emërimi i një individi të shkarkuar më parë nga inteligjenca në Prishtinë dhe katapultimi i saj në majë të inteligjencës në Tiranë, pa kaluar filtrat e ashpër të vettingut, tregoi se si elitat tona politike i përdorin shërbimet si shpërblim besnikërie.
Kështu u instalua “lidershipi i helmatisur”, një model ku besnikëria ndaj pushtetit zëvendësoi atë ndaj ligjit. Një model ku interesi kombëtar u shndërrua në mall shkëmbimi favoresh, në pazarin e interesave të errëta personale.
Ligji organik e vendos SHISH-in në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrit.
Por deklarata e tij e fundit, se ai nuk i lexon raportet por ia lë Shefes së Kabinetit, është një pranim i rrezikshëm i nënkontraktimit të sigurisë kombëtare. Të mburresh që nuk mban timonin e inteligjencës, është si një pilot që i thotë pasagjerëve: “Mos u shqetësoni që ramë, unë nuk e kisha prekur timonin fare, ia kisha lënë stjuardesës.”
Të përpiqesh ta shesësh këtë si triumf të Reformës në Drejtësi është njëlloj sikur drejtori i bankës të mburret që policia arrestoi arkëtaren që po vidhte kasafortën, ndërkohë që ishte vetë drejtori që e punësoi atë pa e verifikuar. Është sukses i drejtësisë që po heton dekonspirimin, por është dështim kolosal i ekzekutivit që i dha çelësat e sekreteve shtetërore një individi të pafiltruar.
Drejtësia dënon individin, por nuk kthen dot mbrapsht sekretet e komprometuara dhe as besimin e partnerëve tanë në NATO.
Shkarkimi i saj është thjesht higjienë rutinore, jo zgjidhje. Mënyra se si ekzekutivi po tenton të menaxhojë këtë vakum është po aq e rrezikshme. Zgjidhja përmes urdhrit delegues kryeministror nuk është thjesht manovër administrative për ngërçin e radhës, por një anashkalim i Presidentit (Neni 92/f i Kushtetutës).
Nëse inteligjenca kthehet në vegël qorre të pushtetit, shteti humbet busullën. Kjo ngjarje provon dramatikisht se teknologjia dhe pushteti vlejnë zero pa institucione të forta dhe individë me integritet. Fuqia e pakontrolluar është rreziku ynë më i madh.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-24 12:30:35
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

