
Një grua në Mbretërinë e Bashkuar është shprehur se stafi i një zyre postare i ka kërkuar të largohej për shkak të veshjes së saj, të cilën e konsideruan “të papërshtatshme”.
Gruaja, e identifikuar si Lily Lna, tha se në momentin kur shkoi në zyrën postare kishte veshur një fustan të zi elegant, me shpinë të zbuluar.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, ajo tregoi se stafi i kishte thënë se në të ardhmen nuk duhej të paraqitej me “rroba me shpinën zbuluar”.
Ajo publikoi edhe një fotografi të një njoftimi që, sipas saj, ishte vendosur në derën e dyqanit. Në të thuhej se, pavarësisht temperaturave të larta, klientët nuk lejoheshin të hynin pa bluzë, me shpinë të zbuluar, apo me veshje që ekspozonin “shumë” pjesë të trupit.
“E kuptojmë që është shumë vapë”, thuhej në njoftim, ndërsa klientëve u kërkohej të vishnin një bluzë përpara se të hynin, shkruajnë mediat e huaja.
Postimi i gruas u bë viral në X, duke marrë miliona shikime dhe mijëra reagime. Shumë përdorues e mbështetën atë, duke argumentuar se fustani nuk ishte aspak i pahijshëm apo i papërshtatshëm.
Pas reagimeve, zyra postare kërkoi falje dhe konfirmoi se kishte kontaktuar me pronaren e degës. Sipas kompanisë, njoftimi ishte hequr.
“Ne duam që të gjithë klientët tanë të kenë një përvojë pozitive kur vizitojnë një Zyrë Postare”, deklaroi kompania.

Ngjarja ka hapur debat në rrjetet sociale mbi kufijtë e veshjes në ambiente publike, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta. Në ditën kur u publikua postimi, temperaturat në disa zona të Mbretërisë së Bashkuar arritën deri në 28°C.
/vizionplus.tv
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-21 16:07:47
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


