ZPS kërkon që koha e paraburgimit të Thaçit të llogaritet vetëm në çështjen “06”
Prokuroria e Specializuar e Hagës (ZPS) ka kërkuar që koha që ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kaluar në paraburgim të mos zbritet nga dënimi eventual në çështjen për pengim të administrimit të drejtësisë, të njohur si çështja “12”.
Sipas kërkesës së ZPS-së, koha e paraburgimit të Thaçit duhet të llogaritet vetëm në kuadër të çështjes “06”, në të cilën ai është dënuar me 25 vjet burgim.
Prokuroria argumenton se Thaçi ka qenë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020 në kuadër të çështjes “06”, ndërsa që nga nëntori i vitit 2024 edhe në kuadër të procedurës së veçantë për pengim të drejtësisë.
Në mbështetje të qëndrimit të saj, ZPS i është referuar Rregullës 163(6) dhe një vendimi të Dhomës së Apelit në çështjen “Bemba et al.”, duke argumentuar se koha e kaluar në paraburgim për shkak të procedurave të ndryshme nuk duhet të kreditohet më shumë se një herë.
Në këtë çështje, ZPS ka kërkuar 6 vjet burgim për Hashim Thaçin, ndërsa për të akuzuarit e tjerë ka kërkuar:
* 3 vjet për Bashkim Smakajn;
* 3 vjet për Isni Kilajn;
* 3 vjet për Fadil Fazliun;
* 9 muaj për Hajredin Kuçin.
Nëse gjyqtari do ta pranonte qëndrimin e ZPS-së dhe Thaçi do të dënohej me 6 vjet burgim në çështjen “12”, koha e paraburgimit nuk do të zbritej nga ky dënim, por do të llogaritej vetëm në kuadër të dënimit në çështjen “06”.
Vendimi përfundimtar lidhur me këtë kërkesë i takon gjyqtarit vendimmarrës. Kërkesa e Prokurorisë nuk përbën vendim të Gjykatës dhe mënyra përfundimtare e llogaritjes së paraburgimit do të përcaktohet nga gjykata.
The post Zhvillim i papritur në Hagë: ZPS kërkon diçka të re për Hashim Thaçin appeared first on Lajme.al.
Zhvillim i papritur në Hagë: ZPS kërkon diçka të re për Hashim Thaçin 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-25 11:22:07
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
