Dhjetëra mijëra vetëve u është kërkuar të evakuohen nga një zonë pranë Renos, Nevada, pas zjarri masiv pyjor që po mundon zonën, mbërriti në periferi të qytetit. Rreth 42,000 njerëz janë urdhëruar të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre, ndërsa 45,000 të tjerë janë këshilluar të përgatiten për t’u larguar.
Deri me tani si pasoje e zjarreve kane mbetur te plagosur 6 persona, mes tyre edhe tre punonjës të emergjencave që po luftonin me flakët. Sipas autoriteteve lokale, deri tani janë djegur më shumë se 5000 hektarë tokë.
Zjarrfikësit po përballen me kushte të vështira, përfshirë temperatura të larta dhe erëra të forta, të cilat kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të zjarrit.
Shërbimet lokale të emergjencave thanë se rreth 13,700 banesa ndodheshin brenda zonës së evakuimit, ndërsa ishin ngritur dy qendra strehimi për banorët e zhvendosur. Reno, në pjesën perëndimore të Nevadës, ndodhet pranë kufirit shtetëror me Kaliforninë dhe ka një popullsi prej rreth 280,000 banorësh./abcnews.al
Zjarre në Nevada/ SHBA, dhjetëra mijëra njerëz largohen nga banesat 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-24 13:33:12
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


