Tek Egnatia nuk do të jenë dakord, por duket se është dikush tjetër ekipi më I mirë I kampionatit shqiptar të futbollit.
Teuta e Durrësit vazhdon ta mbajë me meritë të plotë këtë epitet, sidomos pas fitores bindëse 2-0 arritur në atë që quhet fusha e Dinamos.
Suksesi u bë I mundur nga golat e shënuar nga Pedro në pjesën e parë, në 31’, dhe Arifi pas pushimit, në të 62-ën.
Natyrisht, duhet theksuar se “blutë kryeqytetas” nuk luajnë në Tiranë, veçse në “Elbasan Arenë” larg tifozëve, në një nga anomalitë e mëdha të Superligës shqiptare, që vazhdon dhe nuk ka fund.
Sidoqoftë, kjo nuk mund ta zbehë aspak fitoren durrsake.
Trajneri Edlir Tetova ka krijuar një skuadër shumë të fortë, dhe me disa lojtarë mjaft të mirë e të spikatur për kampionatin, ashtu siç bëri kur ishte tek Egnatia.
Teuta mund të kishte shënuar më shumë gola, sepse pati raste, ndërsa e ashtuquajtura “nëndetëse” duket në krizë, duke pësuar humbjen e dytë radhazi pas asaj në Shkodër me Vllazninë.
Nuk dihet qartë se çfarë po ndodh me të besuarit e trajnerit Ilir Daja, por realiteti është ky dhe Teuta duket mjaft më e fortë, e më në formë.
Padyshim që ata që cilësohen “djemtë e detit” mund të favorizohen në garën për titull edhe nga fakti se Rrogozhina kampione do të jetë e angazhuar këtë vjeshtë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Skuadra e Tetovës kryeson Superligën me 19 pikë në 7 javë, me 6 fitore e një barazim, dhe me golaverazhin mjaft të mirë 14-2.
Egnatia ka mbetur 5 pikë prapa, por do ta luajë të dielën ndeshjen e kësaj xhiroje, atë në fushën e vet ndaj Vllaznisë.
Sa për Dinamon, “blutë” do ta mbajnë vendin e tretë, por janë 7 pikë prapa kreut.
Teuta “likujdon” edhe Dinamon/ Durrsakët forcojnë pozitat në krye të tabelës së Superligës 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-16 22:06:04
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
