
Ka ndërruar jetë 16-vjeçari Klevis Dervishi që mbeti i plagosur rëndë në aksidentin tragjik të ndodhur në Manzë më 19 gusht. I mituri kishte pësuar dëmtime të shumta në gjymtyrë dhe në pjesën e qafës dhe, pavarësisht trajtimit mjekësor, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Në aksidentin e rëndë, i cili ndodhi në orët e mëngjesit të 19 gushtit, në Manzë, humbën jetën fillimisht tre persona, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.
Drejtuesi i automjetit, 25-vjeçari Kleo Vrioni, ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili është përplasur me një bordurë betoni. Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e automjetit, bashkëshorten e tij, 26-vjeçaren Sara Brugentelli, dhe 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri, të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.
Një 25-vjeçar që ndodhej në mjet së bashku me viktimat kishte marrë dëmtime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me ndarjen nga jeta të 16-vjeçarit, bilanci tragjik i aksidentit shkon në katër viktima.
/vizionplus.tv
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-23 09:17:42
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


