Në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit”, Saho akuzoi qeverinë për arrogancë në vendimmarrje, ndërsa e konsideroi arbitrar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ai kundërshtoi gjithashtu kërkesat për rritje të mëtejshme të pagave për gjyqtarët e GJKKO-së, SPAK-ut dhe gjyqësorit.
“Për mendimin tim ka dy shkaqe që kemi arritur në këtë zallamahi të madhe, të përplasemi dhe të hamë kokën me njëri-tjetrin. Problemi në këtë rast është se po hanë kokën institucionet, jo vetëm gjyqtarët, gjyqësori, ekzekutivi dhe Kuvendi. Qeveria u tregua shumë arrogante me vendimin që mori, të diskutohej në kohë, jo vetëm që çështja të debatohej në mënyrë transparente.
Qeveria nuk e bëri këtë dhe këtu mendoj unë është arsyeja e kësaj përplasjeje kaq të madhe. Kushtetuesja ka bërë një vendim arbitrar. Kushtetuesja edhe një herë konfirmoi që është qeveria dhe Kuvendi ata që vendosin për pagat. Do të ishte nonsens që të jetë një institucion tjetër që vendos për pagat. Rritje pagash janë bërë me 100 herë dhe asnjëherë nuk ka pasur proporcionalitet, qeveria bën politikë me pagat.
Shteti në momente të caktuara mund të mos ketë mundësi financiare që të gjithë listës së pagave t’u bëjë rritje. Mungesa e seriozitetit të Kushtetueses ishte me pretendimin që ishte një ulje e fshehtë, asnjë pagë nuk u prek, nuk u ul. Përkundrazi, u rrit në mënyrë relative, por edhe në masë absolute pas vitit 2023. Ku është prekur këtu parimi kushtetues?
Pretendimi i tyre nuk ka asnjë bazë ligjore. Duhet të kemi parasysh që atyre nuk mund të rritet në asnjë masë. Po abuzojnë, që pagat e GJKKO-së e SPAK-ut të shkojnë 10 mijë euro në muaj dhe të gjyqtarëve të tjerë të shkojë 6 mijë euro në muaj. Të kërkosh rritje page në nivele të tilla për mua është absurditet. Ndërkohë që ne kemi më shumë urgjente rritjen e pagave. Vendimi i mëtejshëm i KLGJ dhe KLP për të rritur më tej pagat e tyre ishte tejet i turpshëm”, tha Spaho.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-14 21:02:08
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
