Vera e thatë me temperatura mbi normalen ka ndikuar në uljen e nivelit të ujit në kaskadën e Drinit. Gjatë javës së fundit, niveli i ujit në Fierzë ka zbritur nën kuotën 280 metra, nga një nivel maksimal prej rreth 296 metrash.
Megjithatë, ky nivel vijon të konsiderohet mbi mesataren historike për këtë periudhë të vitit. Hidrocentrali i Fierzës mund të vijoj të jetë operativ deri në kuotën e 240 metrave . Situata e prurjeve mbetet negative pasi gjatë korrikut dhe gushtit, në verilindje të vendit reshjet kanë qenë minimale, duke reduktuar ndjeshëm sasinë e ujit që mbërrin në liqen.
Drini i Bardhë dhe Drini i Zi, që bashkohen në zonën e Kukësit, kanë aktualisht prurje mesatare prej më pak se 70 metra kub ujë në sekondë. Në të kundërt, vetëm një nga turbinat e hidrocentralit të Fierzës mund të shkarkojë rreth 112 metra kub ujë në sekondë, ndërsa katër turbinat së bashku mund të arrijnë rreth 450 metra kub në sekondë.
Pikërisht për të shmangur shfrytëzimin e shpejtë të rezervës së Fierzës, KESH po orientohen drejt blerjes së energjisë në treg. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të blejë energji elektrike me vlerë rreth 3.3 milionë euro për periudhën 22 deri në 30 gusht. Masa synon të garantojë furnizimin me energji gjatë kësaj periudhe të thatë, ndërsa njëkohësisht të ruajë sa më shumë ujë në kaskadën e Drinit për muajt në vijim./abcnews.al
Vera “than” Fierzën/ Bie niveli, por mbetet mbi mesataren historike të gushtit 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-24 13:26:33
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


