Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, foli në prezantimin e konkursit për një tjetër kullë që pritet t’i shtohet Tiranës, pikërisht aty ku sot është “Tajvani”.
Rama u shpreh se projektet qeveria nuk i bën duke nxjerrë njerëz nga shtëpia me forcë siç aludohet.
Gjithashtu, kreu i qeverisë shtoi se arkitektët e huaj nuk vijnë në Shqipëri për të bërë gjëra jashtë standardeve, të cilat nuk i bëjnë dot në vendet e tyre.
Fjala e Ramës:
“Absurditeti që në projektet tona ne bëjmë nxjerrje me forcë nga shtëpitë të njerëzve për të imponuar projekte që arkitektët ndërkombëtare i bëjnë pa pasur parasysh njerëzit. Mungesë e pajustifikuar respekti për personaliteti për njerëz të një bote ku ka më shumë sens të përgjegjshmërisë dhe sa ka në komentatorët e tyre. Nuk ka ndodhur për asnjë arsye në Shqipëri nxjerrje me forcë nga shtëpia për të zhvilluar një projekt privat. Dhe në asnjë rast asnjë pronari legjitim nuk është pengua liria e tij nëse do të zhvillojë. Kemi sfida herë pas here me zaptues të pronave të të tjerëve që janë pjesë e procesit të legalizimit. Asnjëherë nuk kemi mbajtur anë mes pronarit apo zhvilluesit, nëse ata nuk kanë garantuar për personin që gjendet aty të jepet një kontratë qiraje për një numër caktuar vitesh të paguar nga zhvilluesi.
Ajo që është pastaj kulmi në këtë qasje është që arkitektët e huaj vijnë në Shqipëri për të bërë art washing buldozer politics dhe për të realizuar gjëra që janë jashtë standardeve. E vërteta krejt e ndryshme. Kemi pasur vazhdimisht diskutime për rregullimin për pengesa në zhvillimin urban, kjo nuk do të thotë që në Shqipëri ndërtojmë pa rregulla. Apo se bëjmë diçka në vende të tjera e papranueshme. Në fakt ka diçka shumë të qartë për mua në gjithë këtë qasje agresive ndaj këtij procesi që është xhelozia. Xhelozia e njerëzve mediokër dhe njerëzve të cilët kapen pas nacionalizmit, pas pasaportës kapen pas faktit që janë pjesë e komunitetit lokal dhe nuk kapen pas profesionit argumenteve dhe pas mundësisë për të qenë konkurrues. Janë shumë arkitektë dhe profesionistë të rinj që janë pjesë e këtij transformimi. Kjo e bën Shqipërinë jo vendin ku arkitektë vendas përjashtohen por ku ata rriten profesionalisht me arkitektë që janë në nivelin më të lartë të mendimit dhe punës. Sot Shqipëria dhe Tirana janë universiteti më i madh i hapur në natyrë. Ndërtimi i kullave është kaq kompleks dhe kërkon kaq shumë profesionist se duhet ta pranojmë se nuk kemi kapacitetin dhe dijen për të bërë këtë gjë. I kemi parë tentativat. Nuk kemi të bëjmë me një komunitet biznesmenësh por me një komunitete dijeje”.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-01 11:02:31
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

