
Qeveria italiane ka miratuar masa urgjente për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve, duke synuar lehtësimin e menjëhershëm të barrës për qytetarët dhe bizneset.
Këshilli i Ministrave i Italisë ka aprovuar një paketë ndërhyrjesh me vlerë më pak se 1 miliard euro, e cila parashikon ulje të përkohshme të çmimeve dhe mbështetje për shtresat në nevojë.
Kryeministrja Giorgia Meloni bëri të ditur se me dekretin e ri është vendosur një ulje prej 25 centësh për litër në çmimin e karburanteve. Një nga masat kryesore është edhe ulja e akcizës për një periudhë 20-ditore, e cila do të zbatohet për të gjithë konsumatorët.
“Së pari, po i ulim çmimet e karburantit me rreth 0.25 euro për litër për të gjithë. Së dyti, po prezantojmë një kredi tatimore për shoferët e kamionëve. Së treti dhe i fundit: po prezantojmë një mekanizëm anti-spekulim”, tha Meloni.
Ky veprim i qeverisë italiane vjen në një kohë kur cmimet e naftës po rriten vazhdimisht mes frikës për ndërprerje të mëdha në industrinë globale të saj . Nafta Brent u rrit më shumë se 5 për qind, duke shkuar në 112.84 dollarë për fuçi./vizionplus.tv
Qeveria Meloni ul çmimin e naftës, Italia masa urgjente për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-19 10:07:15
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

