
“23 maji është një shans historik për PD”, kështu deklaroi këtë të enjte në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, gazetari Denis Minga, duke iu referuar zgjedhjeve për kreun e ri të selisë blu.
Minga tha se e ardhmja e PD për ndryshim është e gjitha në dorë të Sali Berishës. Sipas tij, nëse Berisha deklaron se largohet nga drejtimi i PD dhe i hap rrugën një gare të vërtetë, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi nuk do të jenë më aty.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Mendon se është vetëm çështja Berisha apo e të gjithë strukturës?
Minga: Unë mendoj se është e Berishës. Është ai njeriu që ka potencialin për t’i dhënë ndryshime reformuese. Po të ketë vullnet, Berisha nuk e pengon dot Noka apo Bardhi.
Borakaj: Po nëse Berisha shkonte me një listë tjetër, do kishte këtë rezultat?
Minga: Ajo që ndodhi më 11 maj është ezauruar. Por po them se 23 maji është një tjetër shans për PD. E para, sepse PD ruajti dominimin si forca më e madhe e opozitës dhe e dyta, ka një konsum të qeverisë. Nëse Berisha i hap rrugë reformimit, në 3 vite formon një grup të ri.
Borakaj: Po kanë ardhur të rinj.
Minga: Po nuk është çështja aty, për sa kohë ke sërish Flamur Nokën. Nëse Berisha thotë “nuk jam më në PD”, nuk do e dëgjosh më zërin e Nokës në PD. Ai është njeriu me reputacionin më të ulët në PD.
Minga: Nëse Berisha nuk kandidon për kreun e PD, Flamur Nokës nuk do t’i dëgjohet më zëri 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-19 20:58:42
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


