Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka bllokuar disa faqe interneti që, sipas tij, janë përdorur nga Irani me qëllim përhapjen e propagandës dhe shënjestrimin e kundërshtarëve.
Sipas autoriteteve amerikane, Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë e Iranit përdorte këto katër faqe për të publikuar të dhëna të ndjeshme të vjedhura gjatë sulmeve kibernetike, si dhe për të bërë thirrje për dhunë ndaj gazetarëve, kundërshtarëve të regjimit dhe shtetasve izraelitë.
Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, paralajmëroi se “propaganda terroriste në internet mund të nxisë dhunë reale”, ndërsa drejtori i FBI-së, Kash Patel, deklaroi se agjencia do të ndjekë çdo person të përfshirë në këto kërcënime dhe sulme kibernetike.
Këto masa vijnë në një periudhë tensionesh të larta, ndërsa raportime për sulme në institucione në SHBA po hetohen si akte terroriste.
Sipas Departamentit të Drejtësisë, disa nga këto faqe kishin publikuar të dhëna të ndjeshme për rreth 190 persona të lidhur me qeverinë izraelite, si dhe kishin përfshirë kërcënime dhe thirrje për sulme të ndryshme.
Ndërkohë, autoritetet amerikane theksojnë se këto veprime kanë për qëllim të frikësojnë kritikët e regjimit iranian dhe të pengojnë raportimin e pavarur.
Hera e fundit që u raportua një sulm nga hakerat (me mbështetje nga Irani) ndaj vendit tonë, ishte më 10 mars të këtij viti, kur u raportua “goditje” ndaj sistemit të IT-së së Kuvendit të Shqipërisë.
Më herët, në qershor 2025, kohë kur nxorrën jashtë funksionit faqen e Web-it të bashkisë Tiranë.
Ndërkohë, në vitin 2022, disa grupe të sofistikuara hakerash mbështetur nga shteti i Iranit sulmuan shërbimet online në vend. Këto u bënë shkak që qeveria shqiptare të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Iranit duke dëbuar përfaqësinë diplomatike që ndodhej në Shqipëri, si përgjigje ndaj sulmit kibernetik.
Sulmet e “Homeland Justice” vijuan ndaj disa institucioneve të rëndësishme shtetërore në vitin 2023 dhe ndaj INSTAT në vitin 2024.
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-20 08:44:05
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


