
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e nesërme (e diel 22 Mars), drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi i Ramës me drejtuesit politikë vjen një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, ku pati disa ndryshime në drejtim.
Kujtojmë që në mbledhjen e sotme të Asamblesë, kryeministri Rama largoi Elisa Spiropalin si drejtuese të qarkut të Tiranës, Eduard Shalsin nga Kukësi, Benet Becin nga Shkodra dhe Emirjana Sakon nga Durrësi.
Në vend të Spiropalit, Rama solli Taulant Ballën i cili sëbashku me Ogerta Manastirliun do të drejtojnë Qarkun e Tiranës, kujtojmë që deri më sot balla ka qenë drejtues politik për Diasporën.
Ndëkrohë Sako në Durrës u zëvendësua nga Blendi Klosi. Ministri Ermal Nufi zëvendëson Ulsi Manjën në Lezhë, Ermal Karakçi zëvendëson Benet Becin në Shkodër, Ulsi Manja zëvendëson Blendi Klosin në Dibër dhe Erjon Malaj zëvendëson Eduard Shalsin në Kukës.
Ndërsa janë konfirmuar në krye të qarkut të Vlorës Bledi Çuçi, në Gjirokastër Mirala Kumbaro, në Eklbasan Arbjan Mazniku, në Berat Ervin Demo dhe në Korçë, Niko Peleshi.
Ndryshimet e Drejtuesve Politikë në Qarqe
Qarku Tiranë – Taulant Balla- ikën Elisa Spiropali
Bashkia Tiranë – Ogerta Manastirliu
Qarku Durrës – Blendi Klosi- ikën Emirjana Sako
Qarku Lezhë – Ermal Nufi- zëvendëson Ulsi Manjën
Qarku Shkodër – Enea Karakaçi- ikën Benet Beci
Qarku Dibër – Ulsi Manja – zëvendëson Blendi Klosin
Qarku Kukës – Erjon Malaj- ikën Eduard Shalsi
Qarku Elbasan – Arbian Mazniku- Konfirmohet
Qarku Berat – Ervin Demo- Konfirmohet
Qarku Fier – Belinda Balluku- Konfirmohet
Qarku Vlorë- Bledi Çuçi- Konfirmohet
Qarku Gjirokastër- Mirela Kumbaro- Konfirmohet
Qarku Korçë- Niko Peleshi- Konfirmohet
Një ditë pas Asamblesë, Rama mbledh të dielën drejtuesit politikë në selinë e PS 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-21 19:07:10
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

