Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News foli për ngjarjen e 21 janarit.
Këtë të martë Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, është pritur të martën në SPAK nga kryeprokurori Klodian Braho, ku ka marrë informacion lidhur me hetimin që po kryhet për zbardhjen e krimit shtetëror të 21 Janarit.
Mark Nika tha se SPAK i ka premtuar se shumë shpejt do të konkludohet për grupin përgjegjës.
Gjatë intervistës, avokati Idajet Beqiri tha se Ina Rama zhduku provat për “21 janarit”, ndërsa theksoi se nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve.
Gjithashtu shtoi se SPAK duhet të thërrasë Ina Ramën dhe se sipas tij është dëshmitarja kryesore e “21 janarit”.
“Berisha i mori të gjitha masat dhe planifikoi vrasjet sepse tha se vrasjet e sfumojnë protestën pasi njerëzit do merren me vrasjen. Unë e kam thënë që duhet thërritur edhe Ina Rama. Pa u bindur Sali Berisha që Ina Rama nuk do bëhej pjesë e grupit të tij nuk do bëhej 21 janari. Kjo është e vërtetë, aktet më pas treguan këtë që unë po them. Sali Berisha gjatë gjithë jetës së tij politike atë që ka dashur më shumë atë ka sharë më shumë. Ai e quajtur ‘lavire bulevardi’ por para kësaj ai ia mori të gjitha benefitet dhe e para që ishte e bëri krimin dhe fshehu provat e serverave. Ina Rama në të gjitha vepra penale më të rëndat që ka kryer Berisha ka qenë zhdukja e provave”, tha ndër të tjera ai.
Avokati Idajet Beqiri hodhi edhe akuza të forta ndaj ish presidentit Ilir Meta duke thënë se ‘floriri që vodhi në Kërrabë shitet akoma”.
“Do apo jo SPAK të bëjë detyrën që duhet malin me dosje që është do t’i japë përgjigje. Do t’i japë përgjigje floririt të Kërrabës, do t’i japë përgjigje Gërdeci, vrasjeve të Tropojës, 21 janarit. Janë të gjitha një zinxhir, që ose do t’i ngelë në fyt SPAK ose është i detyruar të bëjë detyrën”, tha mes të tjerash ai.
/abcnews.al/
“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Avokati: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-24 21:56:57
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.



