Pesëmbëdhjetë vite nga 21 janari, xhaxhai i Aleks Nikës, protestuesit të vrarë nga plumbat e shtetit të Sali Berishës, takoi sot kryeprokurorin e SPAK Klodian Braho, sipas të cilit shpejt hetimet do të nxjerrin përgjegjësit.
I ftuar në “Repolitix” me Denis Mingën në Report Tv, Mark Nika rrëfeu se “takova drejtuesin e SPAK, i cili më priti dhe më shpjegoi se në çfarë shkalle janë hetimet e kësaj çështjeje. Nuk kishte asnjë pohim të ri, ato ngelin gjithmonë në supozime, pasi sipas atyre, shumë çështje që duhej të hetoheshin janë parashkruar”.
Sipas xhaxhait të Aleks Nikës, “SPAK thotë se vrasjet e dy prej viktimave janë parashkruar për shkak se Gjykata e Lartë ka vendosur se vrasjet janë kryer nga pakujdesia”.
Mark Nika deklaron në Report Tv se nga ana e SPAK “ka zvarritje, jo nga mungesa e profesionalizmit dhe neglizhencës, por me dashje. Është e qëllimshme”. Ai shton se Prokuroria e Posaçme duket sikur nuk ka vullnet për hetuar Berishën. Edhe marrjen në pyetje të këtij të fundit, Mark Nika mendon se SPAK e bëri me “zor”.
“Unë mendoj se ato me zor i kanë kthyer për t’i pyetur në përgjithësi. Fakti që kanë 15 vjet dhe tërhiqen pasi insistuam ne, kjo tregon që ato ruajnë rezerva. Unë kam krijuar rezerva edhe për SPAK-un vetë. Ajo nuk ka nevojë shumë për një kohë të gjatë, është filmuar. Të gjitha veprimet që ka kryer Garda”,- thotë Nika.
“Nuk i kanë kryer veprimet që çojnë drejt vërtetimit të fajësisë së personave që kanë urdhëruar vrasjet. Jo urdhëruesi, se për ne është i identifikuar sipas kasetës, por kush është urdhëruesi i urdhëruesit”,- shton ai.
Xhaxhai i Aleks Nikës thotë se nuk arrin të kuptojë se përse SPAK ka zvarritur ekspertimin e kasetës që përmban komunikimet mes gardistëve më 21 janar 2011. Ai shprehet se kjo kasetë është depozituar pranë SPAK prej 2 vtesh, por “ato duan t’i nisin në Amerikë, në FBI, por akoma nuk e kanë nisur”.
Po ashtu, Mark Nika e sheh të pakuptimtë këmbëngulje e SPAK për të marrë vesh prejardhjen e kasetës, pasi “në rastin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nuk kërkojnë kush e shkroi letrën anonime, ndërsa neve na thonë ku e morët kasetën”.
Për takimin me Brahon, ai thotë se i kërkoi që në dosjen e “21 janarit” të “angazhohet edhe një prokuror tjetër, ose polic gjyqësor, por më tha s’ka nevojë”.
“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin… 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-24 21:09:15
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.




