
Sonte në Vizion Plus, në orën 21:00 nis “Ferma VIP 3”, dhe një nga surprizat e edicionit është prezenca e Ermal Mamaqi në rolin e opinionistit.
Në intervistën e dhënë për emisionin Mes Dritë me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, Ermali rrëfeu emocionet dhe pritshmëritë që ka për rikthimin në televizion:
“Është një rikthim në vendin ku unë u zgjerova si artist. Ka qenë një nga frikërat e mia më të mëdha të bëhesha prezantues apo showman. Nuk ka lidhje me të qenurit aktor. Ishte një ‘dhimbje’ e madhe në fillim, por Vizion Plus dhe Olta Dulaku më bënë ta provoja te ‘Dancing with the Stars’ dhe të zhvilloja potencialin tim.”
Ai kujtoi edhe fillimet e tij në televizion që kanë qenë pikërisht me moderatoren e Ferma VIP 3, Arbana Osmanin.
“Hera e parë që kam punuar në televizion ka qenë pikërisht me Arbanën në vitin 2003. Atëherë e urrenim njëri-tjetrin, mendonim si ta vrisnim njëri-tjetrin çdo mëngjes. Por me pjekurinë, fillon e vlerëson kolegun për të mirat që ka.”
Ermali rrëfeu gjithashtu reagimin e bashkëshortes së tij, Amit:
“Në fillim i thash që do hy si fermer. Më tha je çmendur. Më pas kur i thash për opinionistin i pëlqeu dhe më ka mbështetur, vetëm se nuk ka besim te proçkat e mia, që i bëj me humor.”
Sonte, publiku do ta shohë Ermalin në rolin e opinionistit, duke sjellë humorin e tij karakteristik dhe analizat e sinqerta për lojtarët e “Ferma VIP 3”.
/vizionplus.tv
“Vizion Plus më zgjeroi si artist”, rikthehet pas 15 vitesh, Ermal Mamaqi: Unë dhe Arbana e urrenim njëri-tjetrin 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-27 11:53:35
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

