Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me zëvendës Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë, Markus Rinderspacher, ku janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Bavari dhe perspektivat e bashkëpunimit të mëtejshëm.![]()
Përmes një postim në rrjetet sociale, Balla nënvizon se mes Shqipërisë dhe Bavarisë ekziston një marrëdhënie e veçantë në planin politik, ekonomik, arsimor, kulturor dhe historik, duke shprehur mirënjohje ndaj Qeverisë dhe Parlamentit të Bavarisë për mbështetjen e fortë ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian.
Më tej në shënimin e tij, Balla është ndalur edhe tek diaspora shqiptare në Bavari, ku jetojnë, punojnë e studiojnë shqiptarë.
“Në Bavari jetojnë e punojnë rreth 18 mijë shtetas shqiptarë dhe vlerësojmë lehtësimin e mëtejshëm të procedurave për lejet e qëndrimit, punësimit. Gjithashtu në universitetet e Bavarisë studiojnë mbi 800 studentë shqiptarë”, shkruan Balla.
Gjithashtu Balla përmend edhe prezencën e kompanive bavareze në Shqipëri dhe rritjen e turistëve gjermanë nga ky rajon, duke i cilësuar si tregues pozitivë të thellimit të lidhjeve ekonomike.
Në përfundim Balla thekson se me Zëvendës Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë, Markus Rinderspacher rënë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin parlamentar mes Shqipërisë dhe Bavarisë.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“Me Landin e Bavarisë Shqipëria ka një marrëdhënie të veçantë në planin politik, ekonomik, arsimor, kulturor, por edhe historik duke kujtuar vizitat e Franz Josef Strauss në Shqipëri. Jemi mirënjohës Qeverisë dhe Parlamentit të Bavarisë për mbështetjen e fortë ofruar Shqipërisë në rrugën drejt BE. Në Bavari jetojnë e punojnë rreth 18 mijë shtetas shqiptarë dhe vlerësojmë lehtësimin e mëtejshëm të procedurave për lejet e qëndrimit, punësimit. Gjithashtu në universitetet e Bavarisë studiojnë mbi 800 studentë shqiptarë. Gjithashtu kemi një prezencë të kompanive bavareze në Shqipëri dhe një rritje të turistëve gjermanë nga ky rajon. Me Zëvendës Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë Markus Rinderspacher ramë dakord të intensifikojmë bashkëpunimin parlamentar”, ka shkruar Balla në postimin e tij në rrjetet sociale.
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-27 20:04:13
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

