Mund të thuhet se po flasim për mosha tepër të reja.
E vërtetë, dhe diferencat në fushë ishin të mëdha, por gjithmonë një fitore 7-1 ia vlen të veçohet.
Sidomos, kur bëhet fjalë për rekord, siç e vendosi Shqipëria U19 e trajnerit Fation Tafaj, në eliminatoret e Kampionatit Europian.
Triumfi u arrit ndaj Maltës në njërën nga fushat e Shtëpisë së Futbollit, selisë së Federatës, ndërsa në fushë ishin disa lojtarë që pritet të kthehen në emra të rëndësishëm në kombëtaren e madhe.
Spikasin sidomos 17-vjeçari Arman Durmishi, sulmues I Juventusit me 9 gola këtë sezon në kampionatin italian, si dhe 18-vjeçari Gabriel Kulla, shënuesi më I mirë ndër shqiptarët në këtë kampionat Shpresa me 13 rrjeta.
Durmishi realizoi plot tri herë, për 1-0, 3-1 dhe 4-1.
Kulla pati edhe ai tregolësh, për 2-1, 6-1 dhe 7-1, ndërsa një rrjetë u realizua nga Rexhepi.
Në ndeshjen tjetër të grupit B4, Norvegjia fitoi 3-0 ndaj Luksemburgut në “Niko Dovana”, ndërsa në 31 mars do të jetë përballja mes nesh e norvegjezëve për fatin e kualifikimit.
Më herët, Shqipëria U19 kishte arritur fitoren 6-0 ndaj Lihtenshtajnit në 2024
Në një krahasim me ekipet e tjera kuqezi, Kombëtarja e të rriturve I ka edhe ajo disa rezultate rekord si 5-0 ndaj Vietnamit e San Marinos dhe 6-1 kundër Qipros, ndonëse nuk ka arritur dot deri kaq.
Shqipëria U21 ka fituar 7-1 ndaj Rumanisë në 1978 dhe Shqipëria U17 ia ka dalë 6-0 kundër Lihtenshtajnit në 2012./abcnews.al
Shqipëria U19 vendos rekord/ Kuqezinjtë e rinj fitojnë 7-1 me Maltën në eliminatoret europiane 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-28 22:12:10
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.



