Prokuroria në Spanjë ka kërkuar 55 vite burg për bandën e shqiptarëve që e nisi aktivitetin në Palma de Gandia dhe përshkoi gjysmën e vendit duke grabitur bankomate me kamionë-vinç.
Sipas mediave të huaja, janë tetë persona, shumica me origjinë shqiptare, të cilët arritën të marrin 91.735 euro nga një bankomat në Palma de Gandia, të cilin e shkulën me një kamion vinç.
Një bankomat tjetër e humbën në një rrugë fshati gjatë arratisjes me nxitim. Shuma e grabitur nga bankomatet e shkatërruara arrin në mbi 300.000 euro, ndërsa dëmet e shkaktuara bankave janë pothuajse në të njëjtin nivel.
Ngjarja u raportua për herë të parë më 26 prill 2024, pak orë pas grabitjes, ndërsa në dhjetor të po atij viti u arrestuan autorët.
Banda e nisi aktivitetin në Palma de Gandia dhe më pas u shtri në disa zona të Murcias, Alicante-s, Almerías, Tarragonës dhe Barcelonës. Grabitja e fundit çoi në arrestimet nga Garda Civile.
Tani kjo bandë përballet me 55 vite burg, e akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që ka grabitur 341.000 euro dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme duke shkulur bankomatet nga bankat e sulmuara.
Grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç, Prokuroria në Spanjë kërkon 55 vite burg për bandën e shqiptarëve 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-30 21:07:57
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


