Начало Без категория Mbështetja për bujqësinë/ Ministri Salla: Parashikohen grante prej 10 mijë eurosh për...

Mbështetja për bujqësinë/ Ministri Salla: Parashikohen grante prej 10 mijë eurosh për fermerët e rinj 2026

0
iustitia bg investigations news logo featured
iustitia bg investigations news logo featured

Këshilli i Ministrave ka miratuar Skemën Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2026, me një buxhet fillestar prej 5.2 miliardë lekësh, e cila synon forcimin e sektorit bujqësor përmes zgjerimit të numrit të përfituesve dhe përafrimit gradual të tij me standardet e Bashkimit Evropian.

    *******************************************************************************

    Ние от САЙТ БГ можем да създадем за вас едноезичен или многоезиченфирмен сайтонлайн магазинличен блог на инфлуенсър, сайт на хотел, сайт за услугиновинарски сайт, сайтове-галериивидео-сайтове, агенция за недвижими имоти, сайт за събития или букинг, или сайт за обяви. Както и да го издигнем с БОГАТИ РЕЗУЛТАТИ в SERP на първа страница в Google, американската Bing и руската Yandex.

    Свържете се с нас чрез формата долу | Contact us filling the form below :


    What are you interested in? | От какво се интересувате?



    Разгледайте и нашите сайтове : България Новините, Разследваща журналистика, Магазин ЮСТИЦИЯ, Недвижими имоти, Петър Низамов, Фитнес, Храна за дома, Дървени въглища, Изработка на сайтове, Дърва за огрев на едро

    *******************************************************************************

    Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një konference për mediat bëri të ditur se skema është hartuar pas një procesi të gjerë konsultimesh me fermerët në të gjithë vendin, përmes më shumë se 23 takimeve me përfaqësues të sektorit në të gjitha qarqet, duke reflektuar nevojat konkrete dhe orientimin drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe konkurrues.

    Një nga risitë kryesore është mbështetja e plotë për të gjitha aplikimet fituese për projekte investimi, që përfshijnë serrat, pemtarinë dhe vreshtarinë, stallat, mekanikën bujqësore, linjat e përpunimit, akuakulturën detare dhe agroturizmin.

    Gjithashtu, do të hapet një thirrje e re për investime, ku parashikohen grante prej 10 mijë eurosh për fermerët e rinj, 3 milionë lekë për ndërtimin e staneve dhe 500 mijë lekë për pajisje dhe makineri bujqësore.

    Blegtoria mbetet prioritet i skemës, me rritje të mbështetjes për krerët e gjedhit në 12 mijë lekë për krerë, për të imtat në 1,500 lekë për krere dhe dyfishim të mbështetjes për bletarinë në 2 mijë lekë për koshere. Për herë të parë, parashikohet mbështetje prej 7 mijë lekësh për çdo dosë në sektorin e rritjes së derrit. Njëkohësisht, përgjysmohen pragjet e përfitimit, duke përfshirë edhe fermat më të vogla.

    Skema parashikon gjithashtu rritjen e mbështetjes deri në 70% të kostos për kontrollin biologjik të dëmtuesve në serra, si dhe mbështetje për subjektet e rritjes së peshkut në ujërat e brendshme me 200 mijë lekë për blerjen e rasatit.

    Në funksion të përafrimit me praktikat e Bashkimit Evropian, skema përfshin për herë të parë pagesa direkte për sipërfaqe të mbjella, ku fermat mbi 3 hektarë përfitojnë 10 mijë lekë për çdo hektar. Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor do të vijojnë të mbështeten në masën 100% të përfitimit, ndërsa mbështetja për prodhimin organik dhe certifikimin GLOBAL GAP mbetet pjesë e skemës.

    Sipas ministrit Salla, këto masa synojnë të rrisin investimet, prodhimin dhe formalizimin e sektorit, duke e afruar bujqësinë shqiptare me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian, në funksion të procesit të integrimit.

    Mbështetja për bujqësinë/ Ministri Salla: Parashikohen grante prej 10 mijë eurosh për fermerët e rinj 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-31 09:51:09

    Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

    Истории – Web Stories

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    • Rating