Sali Berisha ka zbuluar më shumë armiq sesa Enver Hoxha dhe Stalini bashkë, tha Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv. Analisti u shpreh se nuk ka asnjë parti në histori që të ketë krijuar kaq shumë fraksione.
“Me statistika, Sali Berisha ka shpikur dhe ka zbuluar më shumë grupe armiqësore brenda partisë sesa Enver Hoxha dhe Stalini së bashku. Realisht të dy partitë, qoftë partia komuniste e Stalinit, qoftë partia komuniste e Enver Hoxhës nuk kanë pasur kaq shumë përjashtime brenda tyre sa PD. PD e Berishës është e vetmja që nuk ka asnjë themelues të 8 dhjetorit në gjirin e saj, nuk ka të burgosurit politikë, asnjë nga ish-pronarët dhe disidentët politikë, është e vetmja që ka krijuar 17 partiza brenda saj në 36 vite. Nuk ekziston në gjithë historinë politike botërore një parti, qoftë komuniste, qoftë demokratike, që të ketë pjellë kaq shumë fraksione. Për hir të së vërtetës, këta nuk janë të gjithë tradhtarë. Nëse do të shikosh dobësinë e një partie, shikoje në armiqtë që ajo zbulon brenda saj”, tha Spahiu.Ai shtoi se problemi qëndron te lideri i cili ka përzgjedhur anëtarët.“Fakti që demokratët shiten, po e marrim opsionin, akuzën me të cilën Berisha anatemon kundërshtarët e tij brenda partisë, edhe në këtë rast tregon dobësinë e partisë, të lidershipit sepse ka qenë ai që i ka zgjedhur”, u shpreh Spahiu.
Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-31 13:21:26
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


