
Gazetari Arbër Hitaj ka analizuar mbrëmjen e kësaj të marte në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus atë që po ndodh në PS.
Hitaj tha se është normale që të ketë grupime në PS pas 13 vitesh qeverisje. Sa i përket sjelljes së Spiropalit, Hitaj tha se ajo ka shfaqur dukshëm hatërmbetje.
Pjesë nga biseda:
Hitaj: Brenda PS-së janë krijuar edhe klane, siç është klani i të vjetërve, siç është zoti Braçe, zoti Xhafa; është klani i zotit Veliaj; kemi dhe një grupazh tjetër që është ai i zonjës Balluku, që për mua është zoti Rama vetë.
Borakaj: Spiropali ku është?
Hitaj: Spiropali është prurje e Veliajt te Mjaft, e para që shkoi te PS dhe u zgjodh kryetare e FRESSH. Spiropali pati përplasje publike me zotin Veliaj dhe ka thënë tekstualisht se po bëhet sulm ndaj forumit rinor. Spiropali ftoi të gjitha mediat më pas dhe tha “ma keqkuptuan mesazhin”. Po ta dëgjoje me vëmendje zotin Vengu, tha dy gjëra të rëndësishme: “ne nuk merremi me qejfmbetje personale”, dhe unë këtë e mendoj. Iku në mënyrë të papritur. Nuk besoj se do të nisë një lëvizje. Nuk ka promovuar asnjë figurë.
Borakaj: Nuk ka krijuar një klan?
Hitaj: Ka një miqësi që nga Mjafti me zonjën Xhaçka. E dyta, tha zoti Vengu që PS nuk ka kohë për individualitete, duke nënkuptuar që nuk do të jetë zoti Braçe një figurë e fortë, por zonja Manastirliu. Zonja Spiropali bën mirë atë që thotë, por me vonesë. Madje zonja Spiropali mund të dalë shumë shpejt dhe të tërhiqet. Ajo nuk ka bërë ndonjëherë luftë të fortë, ka qenë gjithmonë në lista të mbyllura.
Luftë brenda PS? Hitaj: Normale të ketë grupime pas 13 vitesh qeverisje, Spiropali ka hatërmbetje personale 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-31 20:13:43
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


