Analisti Preç Zogaj ka deklaruar në emisionin “Trialog” se Alba Alishanit në RTSH1 se alarmi i ardhur nga ambasada amerikane vjen si shqetësim i Departamentit Amerikan të Shtetit për rrezikun iranian në Shqipëri.
Sipas tij, Shqipëria është e para në hapësirën europiane që ka marrë një paralajmërim të tillë për sulme.
“Ambasada e SHBA-së ka folur, ka vend për shqetësim real sepse ajo është një shqetësim që vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ambasada në këtë rast bëhet zëdhënëse e një paralajmërimi që vjen nga kryeqyteti i SHBA-ve.
Në dijeninë time ne jemi vendi i parë i NATO-s në hapësirën europiane që paralajmërohemi për sulme jo për sulme kibernetike.
Paralajmërohemi për sulme që synojnë njerëz dhe objekte. Kjo është e reja për mendimin tim. Ka edhe raportime që janë hedhur raketa në drejtim të Turqisë por ka diskutime që janë mashtrime, lojë e ushtrive… lojë luftërash”, u shpreh Zogaj.
Ai vuri në dukje se ndoshta Shqipëria paralajmërohet edhe për shkak të pranisë së opozitës iraniane në Shqipëri si dhe me pozicionin e fortë që ka marrë Shqipëria në raport me vendet e tjera ndaj Iranit.
“Arsyeja që ne jemi vendi i parë që paralajmërohemi lidhet edhe me ndoshta me një prani të opozitës iraniane në Shqipëri, mund të lidhet me një pozicion më të fortë që ka marrë Shqipëria në krahasim me vendet e tjera të botës. Ne jemi pasur këtë specifikën që jemi goditur nga Irani para se të fillojë lufta. Kjo mund të jetë një nga arsyet, por tani duhet parë se çfarë do të ndodhë”, nënvizoi Zogaj.
Megjithatë, sipas tij, ka vend për përgjegjshmëri dhe vigjilencë por jo për panik.
“Ne pamë në tekst që u drejtohet të gjithë qytetarëve amerikanë por ne duhet ta marrim sikur i drejtohet të gjithëve. Nuk ka vend për panik, aq më shumë kur duket se lufta sipas presidentit Trump, që po shkon drejt fundit. Ka vend për përgjegjshmëri, për vigjilencë por jo për panik”, deklaroi më tej ai.
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-01 20:27:31
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


