
Politika shqiptare po punon sërish për një reformë të re zgjedhore, por a e kanë seriozisht këtë herë?
Kjo ishte pyetja e drejtuar nga moderatorja Pranvera Borakaj këtë të enjte në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus.
I ftuar në studio, eksperti zgjedhor Andon Kume tha se të mendosh që këtë herë e kanë seriozisht, duke pasur parasysh reformat e kaluara, do të thotë të gënjesh veten.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Të duket sikur ka vullnet të mirë politika këtë herë për Reformën Zgjedhore?
Kume: Të thuash që kjo është serioze, pasi ke një eksperiencë shumëvjeçare të reformave të tjera, do të thotë të gënjesh veten.
Borakaj: Ka pasur presion ndërkombëtar.
Kume: Gjithmonë ka pasur presion, por këtë herë është më i madh. Edhe raporti i OSBE thotë qartë se duhet të fillojë një reformë gjithëpërfshirëse.
Borakaj: Vetëm gjithëpërfshirëse nuk është.
Kume: Pse reformat janë kaq të debatueshme? Sepse ato trajtojnë procesin zgjedhor. Prandaj ka kaq shumë interes mbi proceset, sepse çdo parti politike do të përdorë në maksimum mundësitë që i jep ligji për të përfituar sa më shumë. Reforma zgjedhore që po kërkohet të bëhet, siç është ideja e uljes së numrit të deputetëve, është mëse normale.
A e kanë seriozisht këtë herë me Reformën Zgjedhore? Kume: Kjo është të gënjesh veten 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-02 21:07:18
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


