
Policia e Korçës vijon hetimet për zbardhjen e vrasjes së 78-vjeçarit Gëzim Vija, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij private në fshatin Bulgarec. Deri në këto momente, nuk ka ende një autor të identifikuar për këtë ngjarje të rëndë.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, pista kryesore ku janë përqendruar hetimet mbetet ajo e grabitjes. Ekspertiza paraprake ka zbuluar se i moshuari ka pasur shenja dhune në trup, goditje në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, çka dyshohet se kanë çuar në humbjen e jetës.
Policia ka marrë në pyetje familjarë të viktimës, të cilët janë pyetur lidhur me persona të mundshëm që mund të kishin konflikte apo motive ndaj të moshuarit. Po ashtu, janë marrë në pyetje edhe banorë të fshatit dhe persona të tjerë me të cilët 78-vjeçari kishte njohje, në përpjekje për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes.
Një element që po verifikohet nga hetuesit është edhe fakti se një ditë para ngjarjes, viktimës i ishte prerë kabulli i ndriçimit të jashtëm të banesës, çka ngre dyshime për një veprim të qëllimshëm në funksion të realizimit të krimit.
Në vendngjarje është konstatuar se portofoli i të moshuarit ishte lënë mbi tavolinë, por pa para në brendësi, duke forcuar dyshimet për grabitje. Burime të siguruara bëjnë me dije se 78-vjeçari jetonte i vetëm dhe kishte si të ardhur kryesore pensionin, pa burime të tjera financiare.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve, ndërsa policia po punon për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
/vizionplus.tv
U gjet i pajetë në banesë nga fqinjët, Policia: Vrasja e 78-vjeçarit qëllimshme, pista kryesore grabitja 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-03 09:01:08
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


