Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për shkaka të zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe pranisë së muxhahedinëve në vendin tonë. Në Çdo Kënd me Merita Haklajn, ai tha se paralajmërimi i ambasadës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë ishte i justifikuar dhe duhet marrë seriozisht, ndërsa reagimi fillestar i qeverisë shqiptare ishte jo profesional dhe i nxituar.
“Jam i bindur që edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri një njoftim ose më saktë një deklaratë që unë do mendoja se ishte me vend dhe reagimi ndaj saj, sidomos ai fillestar për sa i përket qeverisë shqiptare, ishte aspak profesional e aq më keq diplomatik. Pastaj vazhdoi në të njëjtën mënyrë edhe pjesa e parlamentit. Njëra palë ditën e enjte, ditën e djeshme e minimizoi pozita dhe pala tjetër kërkoi ta maksimalizojë në aspektin e rrezikshmërisë”.
Prenga theksoi se nuk duhet as nënvlerësim dhe as mbivlerësim i situatës, por një vlerësim realist i rrezikut, duke kujtuar edhe sulmet kibernetike të mëparshme ndaj institucioneve shqiptare.
“Këtu nuk duhet të ketë mendimin tim as nënvlerësim e as mbivlerësim. Duhet të ketë një vlerësim real. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisur nga konteksti i informimit dhe i reagimeve të tyre të herë pas hershme, as nuk mund të quhet që ishte jo alert dhe jo një deklaratë për t’u marrë e seriozisht e për t’u vlerësuar, sepse ka rrezikshmëri. Askush nuk mund të thotë që rreziku nuk ekziston. Mund të mos ekzistojë në aspektin që do të kthejë Irani gjithë vëmendjen ndaj Shqipërisë. Kjo nuk mund të ndodhë sepse ka një dhimbje koke e angazhim krejt më të madh dhe nuk i bie ndërmend për ne. Por nisur nga shumë fakte që janë kokëforte nga para disa vitesh, interferimi i sulmeve kibernetike dhe penetrimi në të gjitha llojet e institucionit të shtetit shqiptar”, tha ai.
Gjenerali bëri me dije se në Shqipëri janë evidentuar elementë të rekrutuar nga regjimi iranian dhe se ekzistojnë celula që mund të aktivizohen në kuadër të ashtuquajturave luftëra hibride. Sipas tij prania e muxhahedinëve në vendin tonë rrit ekspozimin e vendit ndaj rreziqeve
“Edhe pjesa e Mekut që ka disa vite që është e vendosur, dhe merr risk në këtë rast. Është tjetër punë që ishte kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne kemi detyrimet për partnerët tanë strategjikë, por askund nuk është i vendosur në një qytezë siç është ngritur aty me 3.000 apo 3500 veta dhe janë zbuluar elementë të cilët janë rekrutuar nga regjimi iranian. Dhe ka patur raste të cilat edhe celulat e tyre nga jashtë në Ballkan, dhe brenda Shqipërisë kanë qenë dhe ekzistojnë dhe një veprim apo një urdhër i ardhur falë teknologjisë sot ai vjen në sekondë. Mundet të jetë si i quajmë ne atë pjesa e reagimit nëpërmjet luftërave dhe aksioneve hibride”.
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar… 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-03 21:01:13
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


