Начало Без категория Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?! 2026

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?! 2026

0
iustitia bg investigations news logo featured
iustitia bg investigations news logo featured

Nga Ben Andoni

    *******************************************************************************

    Ние от САЙТ БГ можем да създадем за вас едноезичен или многоезиченфирмен сайтонлайн магазинличен блог на инфлуенсър, сайт на хотел, сайт за услугиновинарски сайт, сайтове-галериивидео-сайтове, агенция за недвижими имоти, сайт за събития или букинг, или сайт за обяви. Както и да го издигнем с БОГАТИ РЕЗУЛТАТИ в SERP на първа страница в Google, американската Bing и руската Yandex.

    Свържете се с нас чрез формата долу | Contact us filling the form below :


    What are you interested in? | От какво се интересувате?



    Разгледайте и нашите сайтове : България Новините, Разследваща журналистика, Магазин ЮСТИЦИЯ, Недвижими имоти, Петър Низамов, Фитнес, Храна за дома, Дървени въглища, Изработка на сайтове, Дърва за огрев на едро

    *******************************************************************************

    Ka një ngarendje të madhe për të akuzuar për çdo gjë opozitën e sotme që përfaqësohet nga Partia Demokratike. Është një garë sesi të përçudnohet roli i saj. Nuk ka faj, i cili nuk i mbivendoset asaj. Për hir të së vërtetës shpesh përfaqësuesit e saj ia japin një mundësi maxhorancës që drejtohet nga kryeministri i sotëm Rama. Në tollovinë që bëjnë në parlament, zhurmnajën, por më shumë nga të gjitha arsyetimin për përgjegjësinë lidhur me ndryshimin. I gjithë diskursi publik, orientuar prej tyre, merret me problemet e brendshme të vogla për kryesinë e partisë dhe të ardhmen e pamundur të Sali Berishës, liderit historik të saj. Ky i fundit i vetëdijshëm për këtë rol, por aspak për të ardhmen e partisë së tij, pasi do t’i duhej të mendonte për fatin e saj në dekada në advancë e ka zbritur shumë diskutimin e brendshëm, bashkë me atë të ideve dhe mbi të gjitha ndryshimin. Përdryshe, për këtë ka shërbyer edhe puna e maxhorancës duke ia hequr lehtazi dhe ëmbëlsisht tullat ngrehinës së PD-së. Një grup i vogël njerëzish të PD-së sot mundohen të artikulojnë dhe të përqasin ide dhe probleme, por vazhdimisht përballë kanë murin e maxhorancës që nuk i lë për asgjë. Mbi të gjitha u ka zhvlerësuar fjalën. Jehona në kthim e adresimeve të tyre ka tollovitur vendin që është në një krizë morale dhe autoriteti besimi.

    Në një situatë, gati të ngjashme, por në kushte të tjera, një nga krerët e opozitës shqiptare, Luigj Gurakuqi tregonte mundësitë e opozitës dhe arrogancën e maxhorancës së asaj kohe. Jemi në kohën, kur Ahmet Zogu është vetëm kryeministër dhe e shpërfill hapur opozitën: “Po të ndigjojmë shumicën e madhe t’anëtarvet të qeverisë, të gjitha të metat, të gjitha fajet e kësaj kundrejt atdheut e popullit, e kanë burimin në sjelljen e keqe t’opozitës. Për të mirën e Shqipnisë, për përparimin e begatinë e popullit duhet pra t’a shuejmë opozitën, këtë shtrigë të keqe e fatzezë, shkak mjerimesh e të vishtirash”. Tallja therëse e Gurakuqit rëndon jo vetëm mbi Zogun por edhe shumë personalitete të asaj kohe që nuk e kuptojnë rolin e opozitarizmit. Mes tyre dhe Musa Jukën, asokohe bashkiak i Shkodrës. Dhe, mësimi i tij që sot e kanë të vështirë ta adaptojnë në opozitë për t’ia përcjellë maxhorancës: “Njeriu nuk mund të kënaqet vetëm me bukë, por ka nevojë edhe për gjellën e shpirtit. Buk’ e punë kishim, ndoshta me gjetun edhe nën thembrën e të huejit, por do t’ishte bukë e mbymyeme me turp, do të ishte punë me djersë gjaku. Ma mirë le të kënaqemi me pak, e të fërgohemi në vojin t’ën, por t’ushqejmë e të forcojmë shpirtin me ideale të nalta, që nuk vdesin kurrë”. Dhe, kërkesa e tij është e mbetet për idealizimin, atë që i duhej asokohe Shqipërisë dhe që opozita mëton se po e përcjell pa asnjë përfitim. Këtë i kërkojmë sot opozitës tonë dhe ndryshimit, përpjekjen për një Shqipëri të thjeshtë dhe normale…me njerëz si… Luigj Gurakuqi. …kjo mbetet një thirrje në eter. Pak muaj më vonë nga shkrimi i këtyre rreshtave, personalitetin e njohur do ta vrisnin me një atentat në Bari. Ky mesazh u shkrua një të Shtunde, 3 Nanduer, 1923…shtoi në fund. Akoma shpresonte. (Javanews)

    Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?! 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-03 20:37:27

    Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

    Истории – Web Stories

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    • Rating