

Ky është 12-vjeçari shqiptar Luis Pisha, i cili humbi jetën mbërmejn e djeshme në Bolonja, pasi ra në hapësirën e shkallëve të një pallati tetëkatësh.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri kishte hipur në tarracën e ndërtesës bashkë me disa bashkëmoshatarë, ku po bënin foto dhe po luanin. Dyshohet se ai ka shkelur mbi një dritare çatie, e cila është thyer papritur.
12-vjeçari ka tentuar të mbahej, ndërsa shokët janë përpjekur ta ndihmojnë, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë. Ai ka rënë nga lartësia e katit të tetë drejt katit përdhes, duke pësuar dëmtime fatale.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet emergjente të 118 Emergenza Sanitaria, si dhe policia dhe zjarrfikësit, por përpjekjet për ta shpëtuar rezultuan të pasuksesshme.
Mësohet se 12-vjeçari nuk jetonte në pallatin ku ndodhi aksidenti. Pak më vonë në vendngjarje kanë mbërritur prindërit dhe të afërmit e tij, ndërsa skenat e dhimbjes kanë qenë rrëqethëse.
Nëna e të miturit, e tronditur, është shembur në tokë mes lotësh, duke kërkuar të dijë se çfarë kishte ndodhur me të birin.
“Ka vdekur, më thoni çfarë ndodhi”, ishin fjalët rrëqethëse të nënës së 12-vjeçarit.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
FOTO/ Ky është 12-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali pasi ra nga kati i tetë! Nëna shpërthen në lot: Ka vdekur, më thoni… 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-04 10:10:41
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.



