
Sot presidentes aktuale të Kosovës, Vjosa Osmanit i përfundon zyratrisht mandati.
Pritet që në orën 16:00 Osmani t’ia dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares, Albulena Haxhiu. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për mediat nga Zyra e Presidentes.
Ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes. Osmani, e cila mori detyrën pesë vite më parë me përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk arriti të sigurojë një mandat të dytë edhe pse kishte shprehur dëshirën për ta vazhduar atë.
Kryeparlamentarja Haxhiu do të jetë ushtruese e detyrës së presidentes, pasi Kuvendi ende nuk ka zgjedhur kreun e ri te shtetit. Ajo maksimalisht mund ta mbajë këtë post për 6 muaj.
Kuvendi ka kohë deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri. Afati u caktua nga Gjykata Kushtetuese me një vendim të javës së shkuar, duke e shpallur të pavlefshëm një dekret të Osmanit për të shpërndarë parlamentin.
Përfundon mandati i Vjosa Osmanit, Presidentja i kalon detyrën kryetares së Kuvendit Albulena Haxhiu 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-04 07:55:21
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


