Në Bashkimin Evropian po i vlerësojnë të gjitha mundësitë, përfshirë racionimin e karburantit dhe lirimin e më shumë nafte nga rezervat, teksa përgatitet për një tronditje energjetike “afatgjatë”. Kështu e përmblodhi të premten Komisioneri Europian për Energjinë, Dan Jorgensen, atë që mund të ndodhë në skenarin më të keq të krizës në Lindjen e Mesme.
Një ditë më pas në Itali hynë në fuqi kufizimet e para të karburantit për fluturimet, të cilat kanë filluar zbatimin në aeroportet e Bolonjës, Milano Linate, Trevisos dhe Vencias. Air BP Italia, një nga operatorët kryesorë, ka lëshuar një njoftim drejtuar linjave ajrore, duke i informuar ato se për ditët në vijim, deri më 9 prill, do të ketë kufizime të karburantit në të katër aeroportet.
Përparësi njoftohet se do tu jepet fluturimeve të ambulancave, fluturimeve shtetërore dhe atyre që zgjasin më shumë se tre orë. Për të gjitha të tjerat, shpërndarja do të jetë e kufizuar.
Në një njoftim një prej kompanive më të mëdha loëcost në Evropë thotë se probleme për momentin nuk ka por nuk përjashton ndërprerjen nëse situata vazhdon e pandryshuar, ndërsa pritet rritja e çmimit të biletave.
Report Tv u interesua pranë Aeroportit të Rinasit për situatën, e cila sipas zyrtarëve të TIA nuk është problematika. Furnizimi është i garantuar dhe furnizimi është i garantuar dhe nuk ka probleme me rezervat.
Nga ana tjetër, idea e kufizimeve po e tejkalon vetëm atë të karburantit për avionët, që është ndër më të prekurit nga kjo krizë, kur ngarkesa e fundit e vajgurit për Evropën pritet të mbërrijë më 9 prill.
Një tjetër vend evropian që ka nisur kufizimet është Sllovenia, 50 litra karburant në ditë për individët dhe 200 litra për bizneset.
Që çmimet e energjisë do të jenë më të larta për një kohë shumë të gjatë e tha edhe komisioneri Jorgensen në intervistën për Financial Times, duke thënë se “për disa produkte më kritike pritet që të jetë edhe më keq në javët që do të vijnë”./Shqiptarja.com
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-04 18:30:12
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


