Fund tragjik për një 68-vjeçar nga Durrësi, i arrestuar pak javë më parë për dhunë në familje.Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, Hajri Robi ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, ku ishte i shtruar në reanimacion.
Ai u arrestua më 12 mars, pasi ushtroi dhunë ndaj njërës prej motrave të tij, e cila kishte shkuar për t’i ndihmuar në shtëpinë ku 68-vjeçari jetonte me një tjetër motër të sëmurë. 12 vite më parë tentoi të vetëdigjej me benzinë në qendër të qytetit. Të njohurit e tij thonë se u kthye nga emigrimi në gjendje depresive dhe gjendja e tij u rëndua ndër vite.
Në shtëpinë e familjes, këtë pasdite mbizotëron heshtja, ndërsa fqinjët tregojnë sfidat e tij.
“Janë familje shumë e mirë. Njerëz shumë të urtë e pozitivë. Motrat janë kujdesur gjithë jetën për të, po ai ka qenë me probleme mendore. Është trajtuar, po kohët e fundit degradoi shumë. Arriti dhe vuri dorë mbi të dyja motrat. Njërën motër e ka të sëmurë. Të dyja janë kujdesur në maksimum.
Me të tjerët në lagje nuk kishte probleme, gëzonte respekt. I kishte problemet vetëm me veten, po tani në fund edhe me familjarët. Ai tani i mbylli të gjitha. Na vjen keq.”
Pas arrestimit në mars, gjykata caktoi për të mjekim të detyruar. Fillimisht u transferua në burgun e Lezhës dhe më pas në spitalin e burgjeve, por gjendja e tij u përkeqësua në fillim të muajit dhe u dërgua në QSUT po u nda nga jeta për shkak të një arresti kardio-respirator dhe sëmundjeve bashkëshoqëruese.
Rasti i Robit kthen sërish në vëmendje sfidat e personave me probleme të shëndetit mendor, familjeve të tyre dhe domosdoshmërinë e mbështetjes institucionale për familjet dhe personat që përballen me to dhe dhunën në familje.
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-05 18:44:25
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


