
Një teknikë e re në mjekësinë estetike, e bazuar në përdorimin e indit dhjamor nga donatorë të vdekur, po fiton terren dhe po tërheq vëmendje të madhe, duke ngritur njëkohësisht pyetje mbi sigurinë dhe aspektet etike të saj. Kjo metodë po aplikohet tashmë në klinika në SHBA, ku ofrohen ndërhyrje të personalizuara, veçanërisht për burrat që kërkojnë përmirësime estetike pa procedura invazive.
Metoda bazohet në një material të quajtur Alloclae, i cili përftohet nga indi dhjamor i donatorëve të vdekur. Ky yndyrë përpunohet dhe sterilizohet para se të injektohet në trupin e pacientëve. Ndryshe nga teknikat tradicionale, ku përdoret dhjami i vetë pacientit, kjo zgjidhje u ofron mundësi edhe atyre që nuk kanë mjaftueshëm yndyrë ose nuk dëshirojnë t’i nënshtrohen liposuksionit.
Fillimisht, kjo teknikë ishte më e përhapur te gratë për ndërhyrje në gjoks dhe vithe, por tashmë po rritet interesi edhe te burrat. Ata e përdorin kryesisht për të theksuar muskujt, si gjoksi, bicepset apo pulpat. Kjo lidhet me standardet e reja të pamjes fizike dhe trendet online që promovojnë përmirësimin maksimal të paraqitjes së jashtme.
Rritja e përdorimit të ilaçeve për humbje peshe ka ndikuar gjithashtu në kërkesën për këto procedura. Shumë pacientë që humbasin peshë përjetojnë rënie të volumit dhe lëkurë të varur, duke kërkuar zgjidhje për rikthimin e formës trupore. Megjithatë, ekspertët theksojnë se mungojnë ende studime afatgjata për të vlerësuar plotësisht sigurinë e kësaj metode.
Pavarësisht përfitimeve, përdorimi i indit nga donatorë të vdekur ngre dilema etike dhe shqetësime për infeksione apo komplikime të mundshme. Edhe pse materiali përpunohet për të eliminuar rreziqet biologjike, disa specialistë kërkojnë më shumë transparencë dhe studime. Ndërkohë, kostoja e lartë dhe kufizimet në furnizim mbeten pengesa për përhapjen e gjerë të kësaj teknike inovative.
/vizionplus.tv
Teknika e re estetike me yndyrë nga donatorë të vdekur po shkakton reagime 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-05 20:34:51
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


