TIRANË– Qeveria shqiptare shprehet e sigurt për miratimin nga Këshilli Politik të raportit IBAR, një hap që pritet të zyrtarizojë ritmin e përshpejtuar të mbylljes së negociatave deri në vitin 2027.
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha i ka cilësuar si “zhurmë politike” akuzat e opozitës, duke theksuar se miratimi nga Brukseli është i garantuar dhe se është i gatshëm “të vërë bast” për këtë zhvillim.
Një ditë më parë, edhe kryeministri paralajmëroi se ky proces pritet të konkretizohet gjatë muajit maj.
Në studion e emisionit “Ora e Fundit”, analisti Roland Bejko komentoi situatën politike, duke u ndalur te qëndrimet e opozitës lidhur me procesin e integrimit. Sipas tij, ish-kryeministri Sali Berisha shpesh ka gabuar politikisht, kur vjen puna te çështjet politike dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.
“Berisha do ta dredhë pak këtë çështjen e integrimit, sepse nuk kanë për t’i ardhur në favor tezat që sipas tij do të shpallnin bllokimin e procesit. Nuk është hera e parë që i ndodh, pasi shpesh ngutet. Rasti i fundit ishte ‘Ramaduro’, por rezultoi e kundërta: Rama jo vetëm që nuk u arrestua në SHBA, por u ftua atje”, u shpreh Bejko.
Ndërkohë, gazetari Fatos Mahmutaj theksoi se problematika e opozitës lidhet me çështje personale të lidershipit të saj. Ai shtoi se Sali Berisha luan vetëm për hallin e vet personal dhe nuk i intereson aspak rrugëtimi evropian i vendit.
“Ai ka hallin e vet penal dhe të familjes së tij. Për këtë arsye, Berisha e ka kthyer opozitën në tellall. Nëse opozita mbahet peng nga ai, atëherë do të shkojë drejt rënies dhe falimentimit politik. Sa i takon Bashkimit Europian, kjo opozitë nuk i shërben këtij misioni, por të kundërtës. Kemi të bëjmë me një politikë anti-Shqipëri, jo vetëm anti-PS”, deklaroi Mahmutaj./abcnews.al
“Basti” i qeverisë: “OK” nga Brukseli për integrimin/ Bejko: Berishës tezat politike i janë kthyer në “bumerang”! Gazetari: E ka kthyer opozitën në tellall 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-10 22:41:56
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


