Ndërsa e gjithë Europa i është larguar makinave me naftë, në Shqipëri ato vijojnë të zënë peshën më të madhe të regjistrimeve të reja të autoveturave, duke i bërë dhe më të ndjeshme pasojat e rritjes së çmimeve.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), nga 17.7 mijë autovetura që u regjistruan për herë të parë në tremujorin e parë 2026, rreth 59% e tyre ishin me naftë.
Pesha e makinave që regjistrohen për herë të parë dhe përdorin naftën si lëndë djegëse është më e larta në Europë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat. Në vitin 2024 (i fundit kur ka informacion), në Bashkimin Europian mesatarisht rreth 15% e regjistrimeve të reja ishin makina me naftë. Vendet në renditje pas Shqipërisë, Moldavia dhe Bosnjë Hercegovina e kishin këtë peshë përkatësisht 47% dhe 44%.
Ndonëse në krahasim me 2024-n, kur 66% e regjistrimeve për herë të parë të makinave në vend ishin me naftë, ka një rënie me 6 pikë përqindje, sërish pesha e makinave me naftë që hyjnë rishtazi në treg mbetet shumë e lartë.
Në Europë, në regjistrimet e reja mbizotëron benzina, me rreth 60% të regjistrimeve në 2024-n. Në Shqipëri, autoveturat e regjistruara rishtazi me benzinë ishin 18% e totalit në tre muajt e parë të 2026-s.
Një zhvillim pozitiv në 2026-n është rritja e peshës së makinave elektrike, që zunë 13% të regjistrimeve për herë të parë në janar-mars, në të njëjtën peshë si në Europë, po në 2024-n.
Pse Europa e uli përdorimin e autoveturave me naftë
Sipas Eurostat, një seri kohore e bazuar në të dhëna të disponueshme për të gjitha vitet nga 2014 deri në 2024 për 20 vende të BE-së tregon se si kanë ndryshuar llojet e energjisë së motorëve të makinave të reja të pasagjerëve.
Në këto vende, të cilat përbënin 93% të makinave të reja të pasagjerëve në BE në vitin 2024, numri i automjeteve me naftë (përfshirë hibridet) ra me 67%, ndërsa numri i automjeteve me benzinë (përfshirë hibridet) u rrit me 60%.
Rënia e përdorimit të makinave me naftë në Europë lidhet me një kombinim faktorësh rregullatorë dhe tregu. Pas skandalit të Dieselgate në vitin 2015, autoritetet europiane shtrënguan standardet e emetimeve dhe rritën kontrollet, duke e bërë këtë teknologji më pak tërheqëse për prodhuesit dhe konsumatorët. Skandali shpërtheu pasi u zbulua se prodhuesi gjerman Volkswagen kishte manipuluar testet e emetimeve për miliona automjete diesel, duke goditur rëndë besimin e publikut te kjo teknologji.
Në të njëjtën kohë, shumë qytete kanë vendosur kufizime për automjetet diesel për shkak të ndotjes së ajrit, ndërsa politikat e Bashkimit Europian kanë favorizuar kalimin drejt makinave elektrike dhe hibride përmes subvencioneve dhe objektivave klimatike.
Paralelisht, rritja e taksave dhe ulja e avantazhit të çmimit ndaj benzinës kanë ndikuar në vendimet e blerësve, ndërsa prodhuesit e mëdhenj kanë zhvendosur strategjinë drejt elektrifikimit. Si rezultat, pesha e makinave me naftë në Europë është në rënie të vazhdueshme, veçanërisht në segmentin e makinave të reja./ Marrë nga Monitor.al
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-13 08:14:58
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


