Eksperti dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses pranë Ministrisë së Brendshme, Alfred Kristuli, ka folur në emisionin “Me Julin”‘ në Radar.al për sigurimin e prinës. Kristuli thekson se në Shqipëri flitet shumë pak për sigurimin e banesave dhe pronës, pavarësisht se ekziston një ligj për sigurimin e detyrueshëm. Sipas tij, problemi kryesor është mentaliteti i qytetarëve që e shohin sigurimin si një shpenzim të panevojshëm.
Kristuli sjell si shembull ngjarje si tërmeti apo dëmtimet e pronës, duke nënvizuar se në rast sigurimi, qytetarët do të kompensoheshin plotësisht. Ai kritikon gjithashtu kompanitë e sigurimeve, duke pretenduar se nuk respektojnë detyrimin për të kontribuar me një përqindje të primit ndaj shërbimit zjarrfikës, siç ndodh në disa vende europiane si Austria apo Maqedonia e Veriut.
Sipas tij, ndërsa qytetarët sigurojnë pronën nga rreziqe të ndryshme, sistemi mbetet i paqartë dhe i padrejtë në mënyrën se si shpërndahen fondet dhe mbështeten shërbimet emergjente.
“Është folur shumë pak për të mos thënë aspak për sa i përket sigurimit të banesës. Është miratuar një ligj për sigurimin e detyrueshëm por ka të bëjë me mendësinë, me mentalitetin e një populli. Pse të paguaj unë kot? Po si të paguash kot?! A ndodhi tërmeti, po ta kishe të siguruar do i kishe marrë lekët një më një. Po ta kishe të siguruar atë serë, do i kishe marrë lekët një më një. Kjo lloj kulture, nuk e di se si mund të shpërndahet për të bindur njerëzit që të sigurojnë pronën dhe mallin. Nuk po i bëj reklamë kompanive të sigurimit, madje jam kundër tyre sepse duke shkelur një të drejtë ligjore të shërbimit zjarrfikës nuk paguajnë 3% e primit të sigurimit nga zjarri siç paguan Sigal në Maqedoninë e Veriut, 5% të primit. Pra, edhe duan edhe s’duan. Nuk jepet gjëkundi. Ti si subjekt e siguron objektin tënd nga zjarri, tërmeti, përmbytjet te kompania X, është i detyruar në Austri, në çdo vend të Europës që 3% të primit që marrin nga qytetarët, kompania e sigurimit duhet t’ia japë shërbimit zjarrfikës”, tha Kristuli.
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi… 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-13 19:37:46
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari PetarNizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
Споделете в социалните мрежи / Споделете в социалните мрежи / Share in social media