Ata që ishin fëmijë kur e panë për herë të parë në parket, sot janë burra. Për gati 23 vjet me radhë, fytyra e çdo mbrëmjeje e basketbollit amerikan në çdo ekran televiziv ishte ajo e Lebron Xhejmsit.
I mbiquajturi “Mbreti i koshit”, do të nisë këtë të shtunë edicionin e 19-të në plej ofin për titull në NBA, e që tani e ka barazuar rekordin.
Po 19 paraqitje kanë Karl Maloun dhe Xhon Stokton, dyshja e madhe e Juta Xhazit, ndërsa janë lënë pas Karim Abdul Xhabar dhe Tim Dankën.
Përballë Lebronit do të jetë Hjustoni I udhëhequr nga yjet Kevin Durant dhe Alperen Shengyn, ndërsa ai i ka disa rekorde të plej ofit, të cilët padyshim që do t’i përmirësojë.
Xhejms është shënuesi më I mirë në histori në këtë fazë, me plot 8 289 pikë.
Jo vetëm kaq, por 480 pikë I nga nga gjuajtjet nga distanca, i treti në plej of pas Stef Kërrit dhe Klej Tompsonit.
Kapiteni I Lejkërsave ka numrin më të madh të ndeshjeve, 292, si dhe të fitoreve, 184.
Objektivi I radhës është të kalojë Mexhik Xhonsonin për tripëll dabëlla pas sezonit të rregullt për t’u bërë numri 1, dhe i duhen vetëm dy të tillë.
Gjithsesi, synimi kryesor I tij si përherë është titulli kampion.
Asgjë nuk vlen më shumë se trofeu, dhe Lebron ka 4 të tillë, dy më pak se Majkëll Xhordan rivali I tij kryesor për çmimin jozyrtar të basketbollistit më të mirë në histori.
Me dëmtimin e pësuar nga Luka Donçiç, Lejkërsat dhe Xhejmsi nuk do ta kenë aspak të lehtë, ndërsa në sezonin e rregullt arritën vendin e katërt në Konferencën Perëndimore.
Lebron, “padroni” i rekordeve/ “Mbreti i basketbollit” luan në një tjetër fazë për titullin 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-14 10:59:04
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


