
Ish presidenti Bamir Topi ka mbështetur propozimin e kryeministri Edi Rama, për uljen e numrit të deputetëve.
Në një intervistë për Quo Vadis me Pranvera Borakajn në Vizion Plus, Topi tha se kushtet e Shqipërisë kanë ndryshuar dhe sipas tij, 80 ligjvënës janë mjaftueshëm në Parlament.
“Për mënyrën se si është katandisur, ku shumë deputet nuk flasin, nuk kontribuojnë, edhe 80 do të kishin qenë shumë mirë për mua. Shqipëria nuk është më me zona të izoluara. Në rast se ti do të shkosh diku, me automjet Sarandën e kap për 3 orë, Kuksin për 2 orë, Korçën për 2 orë e gjysmë. Infrastruktura ka dhënë mundësi. Mjetet e komunikimit publik, nuk ke më një televizion shtetëror, ke shumë media, rrjete sociale. Me 80 deputetë do të ishte shumë mirë”, tha Topi.
Ish presidenti ka komentuar edhe idenë e krijimit të Senatit. Sipas tij, një gjë e tillë, mund të realizohet nëse pjesë përbërëse e tij do të jenë persona me eksperiencë politike dhe të emancipuar.
“Ideja e Senatit do një lloj konfigurimi integral të institucioneve. Duhet të na bindin, por në rast se ne kemi këtë parlament në këtë nivel emancipimi politik dhe përgatitje personal-individuale, në këto kushte Seanti me njerëz të kulturuar dhe eksperiencë politike mund të ishte një supervizor i dhomës së ulët. Kërkon një miratim konsensual dhe detyrimisht përmes referendumit”, tha Topi.
/vizionplus.tv
“Duhen njerëz të kulturuar dhe me eksperiencë”, Topi: Të ulet numri i deputetëve, i panevojshëm 140 veta 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-14 20:56:25
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


