Ish-deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar fitoren e opozitarit Magyar në Hungari pas 16 viteve në pushtet të ish-kryeministrit Orban, u shpreh se ka shpresë se kjo mund të ndodhë edhe në Shqipëri, por vetëm nëse dalin liderë të rinj, sepse vetëm PD dhe Berisha nuk e sjellin rrëzimin e Ramës.
“Ka elementë nga zgjedhjet e Hungarisë që në Shqipëri janë të vlefshëm. Ore a është populli shqiptar, a e ka këtë shkallë emancipimi? Hungaria ka tjetër traditë, rezistencë ndaj të keqes.
Edhe këtu mund të ndodhë, se edhe këtu është tepruar aq shumë, por duhet një alternativë. Atje doli një i ri.
Ti thua e djathtë, e majtë. Këtu nuk ka të djathtë dhe të majtë.
Unë këtu e kam shpresën, që këtë që është në Tiranë, qytetarët të thonë të ikë ky, dhe ta thonë edhe nga e majta. Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën kjo ka marrë fund.
Duhet të dalin 2-3 magjarë të rinj, siç ka ndodhur atje. Të ikë ky që është në pushtet, por ka me këtë formulë që të ketë faktorë të rinj në fushë. Nëse vazhdon lufta Rama-Berisha, është kot”, tha Shehi.
A mund të bjerë Rama si Orban? Dashamir Shehi: Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën, kjo ka marrë fund 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-16 21:28:01
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


