Komisioni Evropian hodhi poshtë shqetësimet në lidhje me mungesën e karburantit për avionët, pasi kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, paralajmëroi se ka furnizime për vetëm gjashtë javë të tjera.
Zëdhënësja e Komisionit, Anna-Kaisa Itkonen, pranoi se tregu është në vështirësi, por tha se aktualisht nuk ka mungesa karburanti në Bashkimin Europian, bazuar në informacionin nga grupi i koordinimit të naftës, i cili mbledh industrinë dhe vendet e unionit dhe është takuar çdo javë me ekzekutivin në Bruksel për të vlerësuar situatën.
Të enjten shefi I Agjencisë Ndëkrombëtare të Energjisë paralajmëroi për mungesën në rritje të karburantit të avionëve në Evropë, duke thënë se fluturimet nga qyteti A në qytetin B mund të anulohen si rezultat i mungesës së karburantit të avionëve nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur. Megjithatë rruga e rëndësishme tregtare u hap dhe industria e aviacionit shpreson që kjo të lehtësojë krizën e shkaktuar nga konflikti.
Çmimet e karburantit të avionëve janë rritur me 95% që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ushtarake kundër Iranit më 28 shkurt.
Komisioni pohon se nuk ka asnjë tregues të mungesës sistemike të karburantit që do të çonte në anulime të përhapura të fluturimeve, duke thënë se këto vendime merren nga aeroportet individuale.
Megjithatë Komisioni tha se po përgatitet për mungesa të mundshme, teksa disa linja ajrore kanë anuluar tashmë qindra fluturime.
Rafineritë e bllokut përbëjnë afërsisht 70% të konsumit të karburantit të avionëve të Bashkimit Europian, ndërsa pjesa tjetër varet nga importet e Lindjes së Mesme.
BE, i qetë për naftën/ KE informon se nuk ka mungesë karburanti për avionët brenda unionit 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-17 22:10:23
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


