Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Porosia”, duke zbardhur zjarrvënien e qëllimshme të një automjeti në pronësi të një punonjësi policie në Vlorë.
Si pasojë e flakëve, u dëmtua edhe një automjet tjetër që ndodhej pranë.
Sipas njoftimit zyrtar, është identifikuar, kapur dhe ndaluar autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi 39 vjeç, i Albano Merkaj, banues në Vlorë, me precedentë kriminalë.
Ai dyshohet se më 14.04.2026 ka djegur automjetin tip “Ford C-Max” në pronësi të punonjësit të policisë.
Nga përhapja e flakëve është dëmtuar gjithashtu edhe një automjet tjetër “Mercedes-Benz”. Gjithashtu është bërë identifikimi i porositësit të dyshuar, shtetasi Ledio Hajdini, 35 vjeç, banues në Vlorë.
Dyshohet se ngjarja ka lidhje me një operacion të mëparshëm policor, gjatë të cilit L. H. ishte kapur për shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, në kuadër të një hetimi për narkotikë.
Në operacion është sekuestruar edhe automjeti i përdorur nga autori i dyshuar. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.
EMRAT/ Identifikohet porositësi! Dogji automjetin e policisë, arrestohet 39-vjeçari. Kamerat kapin lëvizjet e autorit 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-18 10:32:03
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


