Zbardhet dinamika e plagosjes me armë zjarri të një 35-vjeçari, e ndodhur paraditen e djeshme në fshatin Gurëz, në Kurbin.
Sipas policisë, pas veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se shtetasi A. T. është konfliktuar, për motive të dobëta, me shtetasin F. C., alias F. S., 40 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur 35-vjeçarin.
Në vijim, në kërkim është shpallur edhe shtetasi R. M., 26 vjeç, i cili dyshohet se ka shoqëruar të plagosurin në spital dhe më pas është larguar, duke braktisur automjetin me të cilin udhëtonte.
Nga hetimet rezulton se rreth orës 10:20, i plagosuri ka mbërritur në spitalin e Laçit me dëmtime në këmbë nga arma e zjarrit (pistoletë), ndërsa mjeku roje nuk ka njoftuar shërbimet e Policisë, por e ka dërguar për mjekim në Spitali i Traumës.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, policia shpalli në kërkim shtetasit:
F. C., alias F. S., 40 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”;
R. M., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. I., 58 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk ka kryer detyrën e tij funksionale.
Zbardhet dinamika e plagosjes në Kurbin, shpallet në kërkim autori dhe një tjetër 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-25 10:25:18
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


