Tirana triumfoi 2-1 me përmbysje në derbin ndaj Partizanit. Në “Air Albania”, ishte një ndeshje me dy tablo, ku pjesa e parë foli për të kuqtë, ndërsa e dyta për bardheblutë.
Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, ndërsa u zhbllokua në minutën e 22-të. Human përfitoi nga një top i marrë në zonë dhe e ndali atë në fundin e rrjetës.
Në minutën e 35-të, Tirana iu afrua barazimit me Myslovic, i cili provoi pas një gafe të portierit Qirko, por topi shkoi jashtë.
Në fundin e pjesës së parë, Atanaskoski shpëtoi Partizanin, duke larguar një top afër vijës së portës.
Fraksioni i dytë ishte tjetër histori dhe foli i gjithi për Tiranën. Fillimisht, Qirko ndali një tentativë të rrezikshme nga Myslovic në minutën e 54-t.
Portieri i Partizanit ishte vendimtar edhe në minutën e 60-të, kur ndali disa tentativa radhazi të bardhebluve.
Dominimi i Tiranës u shpërblye në minutën e 65-të, kur Kreshiç shënoi me kokë, pas një krosimi të marrë nga Alvarez.
Në minutën e 82-të, Partizani pretendoi për penallti, por arbitri vazhdoi lojën. Në aksionine radhës, erdhi edhe goli i përmbysjes.
Freddy Alvarez ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi dhe e ndali në fundin e rrjetës, duke i dhënë avantazhin Tiranës.
Bardheblutë ia dolën të ruajnë avantazhin deir në fund, për të marrë një fitore të artë.
Me këtë sukses, Tirana ngjitet në vendin e shtatë me 35 pikë dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës.
Partizani, me 10 pikë më pak, mban vendin e pestë dhe kualifikimi në “Final Four” duket gjithnjë dhe më i vështirë.
Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-25 20:17:46
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


