• News
  • Investigations
  • Online Store IUSTITIA
  • Real Estate agency
  • Petar Nizamov
  • Fitness & Wellness coach
  • Food Delivery
  • Charcoal retail
  • Firewood Wholesale
  • Charcoal Wholesale
  • Web Development agency
ar العربية dk Dansk de Deutsch gr Ελληνικά en English bg български cz Čeština es Español fr Français il עברית hr Hrvatski hu Magyar it Italiano lt Lietuviškai lv Latviešu valoda mk македонски јазик no Norsk Bokmål nl Nederlands pl Polski pt Português ro Română ru Русский sk Slovenčina si Slovenščina sr Српски језик se Svenska tr Türkçe ua Українська japan 日本語 thai ไทย iran فارسی china 中文 (中国) belarus Беларуская мова osterreich Deutsch Austria schweiz Deutsch Switzerland shqiperia shqiperia usa English USA bih Bosanski
Saturday, November 14, 2026
Social icon element need JNews Essential plugin to be activated.
Лого на сайт за разследваща журналистика и задълбочени публикации по теми от обществен интерес
  • Advertise with us
  • About Us
  • News 2025
  • World News
  • USA
  • Regional
    • Israel Today | News from Israel
    • Dubai Today | UAE Dubai News
    • Middle east Today | Arabic News
    • Germany Today | News from Germany and Austria
    • News in Russian | News from Russia
    • Netherlands Today | News from Belgium and Holland
    • Italy Today | Italian News
    • Spain Today | Spanish News
    • Germany Today | The News from Germany
    • Greece Today | The News from Greece and Cyprus
    • Poland Today | News from Poland
    • Czech Republic Today | News from Prague Brno
    • Hungary Today | News from Hungary
    • Slovenia Today | News from Slovenia
    • Romania Today | News from Romania
    • News from Bulgaria
    • Turkey Today | News from Turkey
  • Bulgaria
    • News from Bulgaria
    • The latest from Bulgaria
    • Politics in Bulgaria
    • The news from Burgas Bulgaria
    • Interview from Bulgaria
    • Bulgarian Court System
    • DISTRICT COURT – BURGAS and Burgas Prosecutor’s Office
    • Corruption in Bulgaria
    • Sport
    • The most important from Bulgaria
  • Analyses
  • Investigations
  • Scientific articles
  • Fitness
  • Videos
  • Women’s fashion
  • Men’s fashion
  • Questions
  • shqiperia
    • العربية
    • Dansk
    • Deutsch
    • Ελληνικά
    • English
    • български
    • Čeština
    • Español
    • Français
    • עברית
    • Hrvatski
    • Magyar
    • Italiano
    • Lietuviškai
    • Latviešu valoda
    • македонски јазик
    • Norsk Bokmål
    • Nederlands
    • Polski
    • Português
    • Română
    • Русский
    • Slovenčina
    • Slovenščina
    • Српски језик
    • Svenska
    • Türkçe
    • Українська
    • 日本語
    • ไทย
    • فارسی
    • 中文 (中国)
    • Беларуская мова
    • Deutsch Austria
    • Deutsch Switzerland
    • shqiperia
    • English USA
    • Bosanski
  • Contact us
No Result
View All Result
  • Advertise with us
  • About Us
  • News 2025
  • World News
  • USA
  • Regional
    • Israel Today | News from Israel
    • Dubai Today | UAE Dubai News
    • Middle east Today | Arabic News
    • Germany Today | News from Germany and Austria
    • News in Russian | News from Russia
    • Netherlands Today | News from Belgium and Holland
    • Italy Today | Italian News
    • Spain Today | Spanish News
    • Germany Today | The News from Germany
    • Greece Today | The News from Greece and Cyprus
    • Poland Today | News from Poland
    • Czech Republic Today | News from Prague Brno
    • Hungary Today | News from Hungary
    • Slovenia Today | News from Slovenia
    • Romania Today | News from Romania
    • News from Bulgaria
    • Turkey Today | News from Turkey
  • Bulgaria
    • News from Bulgaria
    • The latest from Bulgaria
    • Politics in Bulgaria
    • The news from Burgas Bulgaria
    • Interview from Bulgaria
    • Bulgarian Court System
    • DISTRICT COURT – BURGAS and Burgas Prosecutor’s Office
    • Corruption in Bulgaria
    • Sport
    • The most important from Bulgaria
  • Analyses
  • Investigations
  • Scientific articles
  • Fitness
  • Videos
  • Women’s fashion
  • Men’s fashion
  • Questions
  • shqiperia
    • العربية
    • Dansk
    • Deutsch
    • Ελληνικά
    • English
    • български
    • Čeština
    • Español
    • Français
    • עברית
    • Hrvatski
    • Magyar
    • Italiano
    • Lietuviškai
    • Latviešu valoda
    • македонски јазик
    • Norsk Bokmål
    • Nederlands
    • Polski
    • Português
    • Română
    • Русский
    • Slovenčina
    • Slovenščina
    • Српски језик
    • Svenska
    • Türkçe
    • Українська
    • 日本語
    • ไทย
    • فارسی
    • 中文 (中国)
    • Беларуская мова
    • Deutsch Austria
    • Deutsch Switzerland
    • shqiperia
    • English USA
    • Bosanski
  • Contact us
No Result
View All Result
Logo e një mediaje për gazetari investigative me publikime, analiza dhe materiale të dokumentuara me interes publik
No Result
View All Result

“Gjërat Tona”/ Saga e krimeve të Memaliajt, vrasje, zhdukje e atentate të dështuara 2026

Юстиция Иванова by Юстиция Иванова
April 26, 2026
in Без категория
0
Faqe interneti e gazetarisë hetimore me hetime të thelluara, histori me interes publik, lajme dhe reportazhe të përzgjedhura gazetareske

Një përzgjedhje artikujsh hetimorë dhe publikimesh gazetareske. Imazhi thekson fokusin e faqes së internetit te gazetaria hetimore dhe temat me interes publik.

Споделете в социалните мрежи / Споделете в социалните мрежи / Share in social media
Facebook X LinkedIn Reddit Telegram WhatsApp Email Print

Mbrëmja e 21 prillit 2026 në Memaliaj dukej si shumë të tjera. Me rrugë të boshatisura dhe ndonjë lokal që qëndronte hapur.

Të paktën deri në orën 20:50.

Brenda pak minutash, një konflikt mes disa të rinjsh u kthye në një skenë krimi. Një shkëmbim zjarri që riktheu frikën në qytetin e vogël në Jug të vendit.

Një 25-vjeçar mbetet i plagosur. Ndërsa ai që e qëlloi humbi jetën, pas kundërpërgjigjes së vëllezërve të tij. Autorët largohen dhe shpallen në kërkim.

Policia reagon shpejt. Pa kaluar 24 orë nga ngjarja, Drejtoria e Policisë Gjirokastër njofton se ka zbardhur krimin dhe zyrtarisht thotë se bëhet fjalë për një konflikt të çastit.

Por emrat e përfshirë në këtë ngjarje, duket se tregojnë një histori tjetër. Një ngjarje që shkon përtej sherreve banale.

Një histori që nuk nis në Memaliaj. Dhe që ndoshta nuk mbaron aty.

Një rrjet marrëdhëniesh, lidhjesh familjare dhe miqësish që duket se ndërthuren me një zinxhir më të gjatë vrasjesh e atentatesh të dështuara, që nis të paktën që nga viti 2022.

Viktimë e kësaj ngjarje mbeti 30-vjeçari Endri Goxhaj. Ndërsa i plagosur Dali Nela, 25 vjeç, që pak orë më vonë u arrestua nga Policia.

E bashkë me të u arrestuan edhe Aldo Kalemi, 47 vjeç dhe Ermal Mataj.

U proceduan në gjendje të lirë, vëllai i Aldos, Julian Kalami, 44 vjeç e Gëzim Qëndraj.

Ndërsa u shpallën në kërkim, vëllezërit Donaldo dhe Marjoldo Nela, 29 e 37 vjeç. Të dy, vëllezërit e të plagosurit Dali Nela.

VRASJA NË MEMALIAJ

Mbrëmjen e 21 prillit, rreth orës 20:50, gjatë një shkëmbimi zjarri para një lokali në Memaliaj, mbeti i vrarë një person dhe një tjetër u plagos. Policia e Gjirokastrës, shoqëroi disa persona, kryesisht familjarë dhe dëshmitarë dhe pa kaluar 24 orë nga ngjarja, tha se kishte zbardhur krimin. Sipas Policisë, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka pasur një konflikt fizik të çastit, në të cilin janë përfshirë shtetasit Donaldo Nela, Marjaldo Nela, Dali Nela, Aldo Kalemi dhe Julian Kalemi, si dhe shtetasit Gëzim Qëndro dhe Endri Goxhaj.

Gjatë konfliktit, dyshohet se shtetasi Endri Goxhaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Dali Nela, i cili mbeti i plagosur dhe vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, por është arrestuar në ambientet e spitalit.

Më pas, 2 vëllezërit e shtetasit Dali Nela, Donaldo Nela, 29 vjeç dhe Marjaldo Nela, 37 vjeç, të shpallur në kërkim, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Endri Goxhaj, i cili, si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Të dy autorët e dyshuar janë larguar menjëherë me automjet nga vendi i ngjarjes.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit, tip pistoletë,  me fishek në fole, gati për qitje, me të cilën dyshohet se Endri Goxhaj ka plagosur Dali Nelën, një krehër me fishekë, municion luftarak, 2 automjete, 2 motorë, 4 celularë dhe sende të tjera nga vendngjarja, të cilat do t’i shërbejnë vijimit të hetimit.

Në përfundim të hetimeve, Policia e Gjirokastrës arrestoi të plagosurin Dali Nela, 25 vjeç e Aldo Kalemin, 47 vjeç për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe Ermal Matajn, 41 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërsa u shpallën në kërkim Donaldo Nela, 29 vjeç dhe vëllai i tij, Marjaldo Nela, 37 vjeç, të dy për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin Julian Kalemi, 44 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara prokurorit”, si dhe për shtetasin Gëzim Qëndro, 49 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale “Kanosje”.

Por disa prej këtyre emrave flasin shumë më tepër dhe përtej një konflikti të çastit siç thotë zyrtarisht Policia. Vëllezërit Kalemi dhe vëllezërit Nela, janë lidhje të Aleksandër Sadikajt, i vrarë me eksploziv në makinë, qershorin e vitit 2022, në Tiranë.

Ngjarje që u pasua edhe me shumë krime të tjera. Një konflikt që kulmoi në verën e vitit 2024, po në Memaliaj, ku mbetën të vrarë 3 persona. Daja i Aleksandër Sadikajt, njëherësh xhaxhai i vëllezërve Aldo e Julian Kalemi, si dhe kamarieri dhe një klient i lokalit që u sharrua nga plumbat. Objektivi i asaj ngjarje ishte Shyqyri Kalemi, babai i Adriatik Kalemit, i cili po ashtu u kishte shpëtuar dy atentateve në Greqi.

Nga ana tjetër, Donaldo Nela i njohur si “Tupja”, që aktualisht është në kërkim për vrasjen e 21 prillit, është po ashtu lidhje shoqërore e Aleksandër Sadikajt. Nela është personi i fundit që ka takuar Eraldo Muçin, një tjetër mik i Sadlkajt, që rezulton i zhdukur nga qershori i vitit 2025.

Donaldo Nela, është një ish-i dënuar për trafik droge, si pjesë e një grupi që u godit në vitit 2019, gjatë operacionit “Brezi i Gjelber”. Grup, që trafikonte lëndë narkotike drejt Greqisë.

Por edhe vetë vendi ku ndodhi ngjarje, është një tjetër tregues që e çon ngjarjen përtej një konflikti të çastit. Shkëmbimi i zjarrit me një të vrarë e një të plagosur, ndodhi para lokalit te Sali Kalemit, vëllai i Shyqyri Kalemit, të vrarë ne masakrën e Memaliajt.

Me 5 dhjetor 2024 Policia greke goditi disa grupe kriminale të përfshira në trafik droge në Shqipëri, Greqi e Spanjë, në atentate dhe pastrim parash.

Mes personave të përfshirë në komunikime ne SKY qe i përkasin vitit 2021, është edhe Aleksandër Sadikaj, i cili sipas autoriteteve greke kishte qene drejtuesi i njërit prej grupeve qe u goditen.

AUTORËT DHE VIKTIMA

Për Policinë vrasja në Memaliaj ndodhi pas një sherri momental. Megjithatë, duket shumë rastësi që një përballje e momentit, apo një sherr banal, t’i ketë gjetur të gjithë të armatosur.

Edhe pse jo rrallë ndodh, që personazhe me një të shkuar të errët, të mos mbajnë armë me vete.

Por edhe një konlfikt i çastit, nuk nis pa një të shkuar. E duket se kjo tashmë po verifikohet nga grupi hetimor. Nisur edhe nga të dhëna e dëshmi të ndryshme, që flasin për një përplasje të hershme mes viktimës, Endri Goxhaj dhe vëllezërve Nela.

Në skedat e Policisë, 30-vjeçari Goxhaj, i njohur dhe me pseudonimin “Supe”, nuk figuron të ketë qenë i proceduar për ndonjë vepër penale në të shkuarën, megjithatë ka pasur veprime operative dhe dyshime për ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm, kryesisht në fushën e narkotikëve.

Për të njëjtin aktivitet Donaldo Nela, i njohur si “Tupja”, i dyshuar si autor i vrasjes së Goxhajt, tashmë i shpallur në kërkim, ka qenë arrestuar vite më parë, pas një hetimi të ish-Prokurorisë për Krime të Rënda.

Më datë 6 maj 2019, në funksion të hetimit të procedimit penal Nr.173, të vitit 2018, Policia e Shtetit, finalizoi operacionin “Brezi i gjelbër”. Operacioni është kryer edhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese në vend, mes Njësisë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Autoriteteve Policore Greke, Sektorin Antidrogë, Athinë, si dhe falë koordinimit nga Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore SELEC, Rumani. Gjithçka është finalizuar pas një hetimi proaktiv përgjatë një harku kohor 10 mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit, dhe duke këmbyer informacion e korrespodence me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit. Në operacion u përshinë Forcat e Njësive Operacionale, forcat policore FNSH, si dhe ato të Drejtorive Vendore të Policive Vlorë, Gjirokastër, Fier, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Sarandë. Gjatë operacionit u goditën anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale. Gjatë fazës së hetimeve 10 mujore në bashkëpunim me autoritetet policore greke janë zhvilluar operacione në Shqipëri dhe në Greqi, konkretisht 10 nga ana e Greqisë e 5 nga Policia e Shtetit.

Një i sapo liruar nga burgjet greke, u dyshua në atë kohë se ishte kreu i grupit që trafikonte drogë përmes kufirit të gjelbër nga Saranda drejt Greqisë.

Ai ishte Kledi Sadushi, i njohur edhe me pseudonimin “Kosta” dhe sipas grupit hetimor ishte personi që siguronte lëndën narkotike në qytete të ndryshme të vendit. Madje një ditë para se t’i viheshin prangat, ai kishte qenë në fshatrat e Fushë-Krujës për të gjetur një sasi kanabisi që do të trafikohej. Në megaoperacion ndërkombëtar antidrogë që u zhvillua në 7 qytete, u arrestuan gjithsej 61 persona, shqiptarë dhe të huaj, mes të cilëve grekë, rusë dhe rumunë. Në Sarandë, Policia kreu 14 arrestime, mes të cilëve edhe personin që dyshohej se ishte koka e grupit, Kledi Sadushi, i cili vetëm para një muaji kishte dalë nga burgu në Greqi. Bashkë me të, u arrestuan edhe zv.drejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj dhe futbollisti i ekipit të “Delvinës”, Ardian Xhibro.

Gjatë hetimeve proaktive, të kryera me metodat speciale, është mësuar se anëtarët e grupit kriminal kishin zgjedhur një mënyrë të veçantë për të kryer trafikun e drogës. Lënda narkotike, e llojit kanabis sativa trafikohej në sasi të vogla, që nuk i kalonin 60 kilogramë. Droga paketohej dhe futej brenda çantave të shkollës, më pas persona të tjerë, pjesë e grupit, i kalonin në këmbë përmes kufirit të gjelbër, nga Saranda drejt Greqisë.

Nga hetimet e nisura në muajin shtator të vitit 2018 nga Krimet e Rënda, u zbulua se kreu i grupi Kledi Sadushi, mbante kontakte me zv.drejtorin e Spitalit të Sarandës dhe futbollistin. Florenc Llanaj dhe Adrian Xhibro gjenin personat që do trafikonin drogën me çanta shpine në Greqi, kryesisht nga Memaliaj, Tepelena, Fieri dhe Elbasani. Në 10 muajt e hetimeve, në total ishin sekuestruar mbi 1 ton kanabis, mbi 1 kg heroinë e kokainë, lëndë narkotike çokollatë, armatime, etj. Mes të arrestuarve të këtij operacioni ishte edhe Donaldo Nela, që në fakt ndodhej në burg, ku iu komunikua masa e arrestit, pasi ishte ndaluar në vitin 2018.

Pjesë e dosjes hetimore në atë kohë, ishin qindra biseda të përgjuara mes anëtarëve të grupit të trafikantëve. Në bisedat e përgjuara, anëtarët e grupit flisnin me një gjuhë të ashpër e kërcënime deri tek fëmijët.

Në përgjimet e një episodi që i përkasin datës 24 nëntor 2018, kur Policia e Sarandës sekuestroi 32.35 kg kanabis, rezulton se dy prej të dyshuarve, Ervis Hysaj dhe Donaldo Nela, kërcënojnë me jetë Mikel Jorgjin, pasi rezulton se Jorgji kishte qenë lidhja e tyre me disa pjesëtarë të grupit nga Tepelena.

Donaldo Nela dhe Ervis Hysaj, bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin, ishin të dënuar për vepra të tjera penale dhe në atë kohë që u zhvillua operacioni ndodheshin në burg, por hetimet 10 mujore për rrjetin e trafikut zbuluan përfshirjen e tyre.

Hetim i gjerë dhe i shtrirë në kohë, për zbulimin e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës, zbuloi edhe grupe që kryenin vepra të tjera penale. I tillë ishte rasti i 6 anëtarëve të një grupi që kryente grabitje në Memaliaj. Në këtë grup ishin edhe Donaldo Nela dhe vëllai i tij Dali Nela, i cili mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në Memaliaj me 21 prill 2026.

Më 30 janar në vitit 2019, Dali Nela u arrestua për grabitjen e dy të moshuarve në Memaliaj, bashkë me një person që ishte arrestuar para tij në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Gjatë grabitjes ata kishin ushtruar dhunë fizike ndaj Mustafa Mustafait, 70 vjeç dhe bashkëshortes së tij Thëllëze Mustafai, 67 vjeçe. Pas dhunës autorët u kishin grabitur 50 mijë lekë të rinj dhe një celular.

Mustafai ishte kambist dhe në momentin e ngjarjes ndodhej brenda dyqanit të tij. Ai dhe bashkëshortja u goditën me qytën e pistoletës dhe morën plagë të rënda në kokë, duke marrë mjekim për disa ditë në spitalin e Gjirokastrës.

Por këto nuk janë precedentët e vetëm. Një tjetër rast, kur emri i Donaldo Nelës ka dalë në skenë, është 3 vjet pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt. Konkretisht në qershor të vitit 2025, kur u zhduk miku i Sadikajt, Eraldo Muçi, nga fshati Bylysh i Memaliajt.

Nga të dhënat hetimore dhe dëshmitë e mbledhura deri më tani, grupi hetimor pati dyshime se zhdukja e Eraldo Muçit, mesditën e 15 qershorit 2025, mund të ishte e lidhur me një motiv hakmarrjeje. Kjo pistë lidhej me marrëdhënien e tij të afërt me Aleksandër Sadikaj, por edhe me faktin që i qëndroi afër familjes së tij pas vrasjes. Sipas burimeve, kontakti i fundit i konfirmuar i Eraldo Muçit ishte regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë. Që nga ai moment, nuk pati më asnjë gjurmë për fatin e tij.

Verifikimet që kreu Policia në atë kohë, nxorën në skenë emrin e Donaldo Nelës, si personi që e kishte takuar në Memaliaj Muçin dhe e kishte nisur për të kryer një punë në Tiranë. Dyshimet e grupit hetimor ishin për një takim që Eraldo Muçi do kryente me dy persona, që rezultojnë të lidhur Ledjan Alushajn dhe Kristo Qiricit, emra që janë përmendur si të dyshuar për urdhërimin e vrasjes së Aleksandër Sadikaj më 11 qershor 2022 në Tiranë.

Nga ana tjetër, Alushaj është hetuar edhe për ngjarje të tjera kriminale, siç është rrëmbimi i Leonard Theodhori dhe Fatmir Sulovarit në prill të vitit 2023, fati i të cilëve nuk u mësua asnjëherë dhe mbetet i paqartë edhe sot e kësaj dite.

Në këtë kontekst, hetuesit dyshojnë se “puna” që Muçi mori përsipër ditën që u zhduk mund të ketë qenë thelbësore për fatin e tij. Dyshimet forcohen edhe nga një detaj i rëndësishëm. Para së të humbte kontaktet, ai u kishte lënë porosi miqve të tij që, nëse do t’i ndodhte diçka, duhej ta kërkonin te Donaldo Nela.

Ndërkohë, familjarët e Eraldo Muçit shprehin bindjen se ai mund të ketë rënë viktimë e një ngjarjeje të rëndë kriminale, një dyshim që, ndonëse nuk konfirmohet zyrtarisht, nuk përjashtohet as nga vetë Policia.

Nisur nga të gjitha këto fakte, janë disa elementë që lidhen me njëra-tjetrën e që duket se shpjegojnë në një farë forme, se vrasja e 21 prillit 2026 në Memaliaj, mund të mos jetë thjeshtë një rastësi e as një konflikt i çastit.

Që nga lidhja e personazheve me të ndjerin Aleksandër Sadikaj, dy kushërinjtë e tij dhe 3 vëllezërit Nela, që kishin krushqi me familjen Kalemi, pra dajën e Sadikajt. Element tjetër është droga dhe mbi të gjitha Greqia, ku bëhej edhe trafiku. Vend nga ku duket se ka qenë pikënisja e të gjithë sagës së hakmarrjes që ka shkaktuar disa viktima.

E përtej versionit zyrtar të Policisë për një konflikt të çastit, ngjarja ngjan më shumë me një përplasje mes individësh të përfshirë në një histori më të madhe. Qoftë hakmarrje, apo tensione të akumuluara.

SKY ZBËRTHEU ATENTATET NË GREQI

Forcat speciale greke realizuan një operacion të rëndësishëm mbrëmjen e 5 dhjetorit 2024 për goditjen e disa grupeve kriminale të përfshira në trafik droge në Shqipëri, Greqi e Spanjë, në atentate dhe pastrim parash. Në dosjen hetimore, ku si provë janë përdorur mesazhet në platformat SKY dhe Encrochat, janë të paktën edhe 47 përdorues të platformave të kriptuara ende të paidentifikuar. Ndërsa 21 të tjerë janë arrestuar. Nga mesazhet, një pjesë e të cilave janë publikuar në mediat greke, janë zbuluar informacione në lidhje me atentatin e 26 shkurtit të vitit 2021 në vendin e quajtur “Stacioni i Larisës” në Athinë, ku u tentua të vritet me armë zjarri 32-vjeçari Ari Papa, nga fshati Dhivër i Sarandës. Ishte ora 20:00 kur Papa ndodhej në kryqëzimin e rrugëve “Nikopoleos” dhe “Korthiou”, në zonën e “Kato Patisias” në Athinë, kur pasagjerët e një taksie qëlluan me armë në drejtim të tij. Policia u njoftua nga banorë për të shtëna me armë zjarri. Sapo ka shkuar në vendngjarje, ka gjetur automjetin tip “Smart” me targa greke, të sharruar nga plumbat. Brenda tij ndodheshin dy meshkuj shqiptarë dhe një femër gjeorgjiane. Një nga meshkujt ishte i plagosur me armë zjarri në shpinë dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit. Ishte pikërisht Ari Papa, i cili kishte marrë dy plagë dhe pas ndihmës mjekësore i shpëtoi vdekjes.

Atentatorët u larguan duke kërcënuar shoferin e taksisë, por më pas e braktisën mjetin së bashku me dy pistoleta dhe sende të tjera.  Megjithatë Ari Papa u ekzekutua, disa javë më pas, më 30 maj të vitit 2021, në “Sepolia” të Athinës, teksa pinte kafe në një lokal. Për vrasjen e tij, në mars të vitit 2023 policia arrestoi vetëm dy persona që dyshohet se kishin shërbyer si ndihmës të autorëve. Bëhet fjalë për taksistin shqiptar, 47-vjeçarin Juljan Ymeri, i cili përdor edhe emrat Ervin e Beniamin dhe mbiemrat Rexhepi e Bethanov dhe një barist grek, ndërsa ekzekutori mendohej se shkuar atje nga Shqipëria.

Nuk dihet se çfarë detaje të reja kanë zbardhur komunikimet në SKY  lidhur me atentatin e shkurtit 2021, pasi në mars 2021, policia greke tha se e kishte zbardhur atë atentat duke arrestuar 7 persona dhe shpallur 1 në kërkim për trafik droge dhe akuza të tjera, 3 prej të cilëve rezultuan se kishin rol aktiv edhe në atentatin ndaj Papës.

Përveç atentatit ndaj Papës, mediat greke zbulojnë se në komunikimet e SKY janë zbardhur rreth 70 raste të trafikut dhe shitjes së drogës duke përfshirë Shqipërinë, Greqinë e Spanjën. Mes personave të përfshirë në komunikime është edhe Aleksandër Sadikaj. Në bisedat e zhvilluara gjithashtu ka dëshmi të disa anëtarëve që kanë qenë të burgosur në burgun e Koridhalos dhe që gëzonin privilegje të veçanta, madje duke arritur me ndihmën e zyrtarëve të futnin edhe gra në burgje. Lidhur me trafikun dhe shitjen e drogës, mësohet se vlera totale e lëndës narkotike që kishte kaluar në duart e anëtarëve të këtyre grupeve kriminale arrin në 7.2 milionë euro. Pastrimi i parave kryej me kompani makinash me qira, me bileta fituese në baste dhe me sistemin Hawala.

Por kush ishte Ari Papa

Ari Kosta Papa, i datëlindjes 2 tetor 1989, nga fshati Dhivër i Sarandës, i njohur me pseudonimin “Ari vogël”, nuk rezulton të ketë fotografi as në regjistrin e gjendjes civile të Sarandës e Finiqit, por as në sistemin TIMS. Në Shqipëri ai është një “fantazmë”, edhe pse një ish-oficer i policisë së Sarandës, i cili kërkon që identiteti i tij të mbetet i fshehtë, shprehet se: “Arin e vogël e njoh vetëm si emër, por të dhënat e mia e lidhin atë ndoshta me krime të ndodhura në Sarandë në vitet 2005-2006 ose me protagonistë banorë të Sarandës në Athinë në vitet e mëpasshme”.

Megjithatë në Greqi, Ari Papa është një person me background të pasur kriminal. Ai ishte i skeduar për trafik droge dhe grabitje, por ajo që e ngarkonte më tepër historinë e tij ishte tentativa për ta eliminuar fizikisht dhe jo njëherë, por në tri raste. Aq sa ai lëvizte rrugëve të Athinës me antiplumb. Herën e katërt, ata që e deshën të vdekur, ia arritën qëllimit. Pak minuta para se ora të shënonte 18.00 në 30 maj 2021, 32-vjecari nga Saranda u qëllua pas shpine 8 herë me pistoletë, teksa pinte kafe në bar “Kayak” në rrugën “Dyrrahu 30” në Sepolia.

Ari Papa ishte tentuar të vritet edhe në 26 maj 2019. Ai u qëllua rreth orës 20:40 me pistoletë në kofshë në vendin e quajtur “Stacioni Larisit”. U transportua menjëherë në spital, ku mori ndihmën e parë dhe arriti të shpëtojë. Gjatë kontrollit policia i gjeti në trup një sasi të vogël marijuane. Pas kësaj ngjarje, Ari Papa filloi të mbrohej. Më 25 shkurt 2021 ai u arrestua nga policia greke në qendër të Athinës duke udhëtuar mbi një patinë elektrike. Ai mbante veshur një antiplumb, ndërsa në brez kishte një pistoletë turke të llojit “Baikal”. Çuditërisht policia e lë të lirë. Një ditë më pas, bie sërish pre e atentatorëve të tij. Aty ku u godit në vitin 2019, pikërisht në “Stacionin e Larisit”, aty qëllohet përsëri më 26 shkurt 2021, por sërish arrin të shpëtojë. Siç zbuluan bisedat në platformën e kriptuar, pikërisht kjo ngjarje rezulton të ishte porositur nga Aleksandër Sadikaj. Shkak për konfliktin Sadikaj – Papa ishte ngjarja e ndodhur më 14 dhjetori 2020, ku mbeti i plagosur kushëriri i Sadikajt, 16-vjeçari Rubin Kalemi, i cili u qëllua me armë zjarri teksa udhëtonte në makinë me shtetasin Viljan Boraj.

Pas kësaj ngjarje, Sadikaj organizoi disa persona për të kryer vrasjen me snajper të Ari Papës. Ky i fundit u plagos, por 3 muaj më pas u arrit të vritej në një zonë tjetër të Athinës. Në bisedat e zhvilluara në SKY, të paktën ato që tashmë janë publikuar nga mediat greke, nuk thuhet me saktësi se kush e porositi ngjarjen ku ai mbeti i vrarë. Nëse ishte vazhdim i atentatit të parë, apo kishte hesape të pambyllura me persona të tjerë.

Policia greke e lidh veprimtarinë e Ari Papës me atentatin e parë të ndodhur ndaj tij, pikërisht atë të datës 20 korrik 2007, kur ai ishte vetëm 18 vjeç. Në atë kohë, ai u qëllua me armë në kryqëzimin e rrugëve “Liosion” dhe “Sozopoleus” në Athinë. Papa mbeti i plagosur së bashku me shtetasin e huaj Georgio Tarnovalinski. Për policinë greke, sarandioti Papa është i skeduar në këtë ngjarje si Aristidi Pappa, emri i dytë që ai përdorte në Greqi. Për atentatin e parë ndaj Ari Papës, si dhe për 10 atentate të tjera dhe 11 vrasje policia greke arrestoi atëherë një grup të rrezikshëm shqiptarësh të përfshirë në historinë e përgjakshme të përplasjes e bandave shqiptare në vitet 2007-2008 në Greqi.

Nga ana tjetër, Ari Papa ishte vënë në shënjestër edhe nga Klodian Lekoçaj i njohur edhe me emrin Klod Cara, aktualisht i burgosur për dhjetëra ngjarje kriminale në Greqi, kryesisht vrasje, disa prej tyre me pagesë. Në dëshminë e 19 marsit 2019 të gardianit Antonis Aravantinou, doli edhe emri i Ari Papës. Më 1 qershor 2021, e përditshmja greke “Ta Nea” zbuloi se Ari Papa, ishte personi për të cilin Klodian Lekoçaj kërcënonte gardianin se nëse nuk e nxirrte nga psikiatria që ai ta vriste, do të detyrohej t’i vriste nënën.

HAKMARRJA QË U ZHVENDOS NË SHQIPËRI

Ndonëse zanafilla e përplasjeve të armatosura me të vrarë e të plagosur, mund të datojë edhe më herët në Greqi, për drejtësisë shqiptare, të paktën zyrtarisht, gjithçka nis me ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt.

Mesditën e 11 qershorit të vitit 2022, një sasi e madhe eksplozivi e vendosur në makinën e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, shpërtheu duke e plagosur rëndë. I riu ndërroi jetë pak momente më pas, si pasojë e plagëve të rënda. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, pranë qendrës tregtare. Qytetarë të shumtë u bënë dëshmitarë të pamjeve të rënda dhe ishin të parët që i erdhën në ndihmë Sadikajt, duke e transportuar me një makinë të rastit drejt spitalit.

Aleksandër Sadikaj ishte nisur drejt Memaliaj kur makina “Volkswagen”, me targa AB 077 PO që drejtonte, shpërtheu në ecje. Në një zonë me shumë lëvizje siç ishte vendi ku ndodhi shpërthimi, ngjarja mund të kishte pasoja edhe më të rënda. Por fatmirësisht nuk u dëmtua askush tjetër.

Sipas ekspertëve, autorët mund të kenë qenë duke vëzhguar lëvizjen e tij dhe kanë aktivizuar lëndën plasëse në momentin kur nuk ka pasur makina të tjera afër.

Menjëherë pas vrasjes së tij, Policia nxitoi të tregonte precedentët, duke e konsideruar si një person me precedentë të theksuar kriminal, megjithatë deri më sot askush nuk është në burg për atë ngjarje. Nga ana tjetër, Sadikaj merrej edhe me biznes. Ai ishte pronar i një resorti me pistë hipizmi në Memaliaj, që në fakt ishte vendlindja e nënës së tij dhe kalonte një pjesë të madhe të kohës atje.

Prokuroria e Tiranës hetoi në disa pista, përfshirë edhe atë të larjes së hesapeve për shkak të konflikteve të ashpra ku ishte përfshirë në Greqi. Madje për një kohë të gjatë kishte vuajtur dënimin atje, pasi akuzohej për një vrasje të ndodhur 8 vite më parë në Athinë, për prishjen e pazareve të drogës. Gjithashtu, po hetohej edhe si i përfshirë në një grup të strukturuar kriminal që vepronte një vend të Bashkimit Europian.

Dëshmitë e familjarëve të tij, nisur nga takimet dhe lëvizjet e fundit që kishte bërë pak para vrasjes, orientuan grupin hetimor drejt një biznesmeni nga Fieri, që qëndronte kryesisht në Sarandë, i cili u ekzekutua 6 muaj pas vrasjes së Sadikajt.

Nëna e Aleksandër Sadikajt ka rrëfyer për oficerë e Policisë se djali i saj, para se të vritej kishte qëndruar në hotelin “Blue Sky” në Sarandë, në pronësi të Edmond Papës, duke shtuar dyshimet se familja Papa kishte gisht në ekzekutimin mafioz të 27-vjeçarit. Familja kishte kryer një hetim paralel për të zbuluar vrasësit dhe informacionet i kishin çuar atje. Nëna e Sadikajt, tregonte se i biri nuk kishte qenë i vetëm në këtë hotel, por ishte në shoqërinë e dy personave të tjerë, njëri prej të cilëve Ledjan Alushaj dhe tjetri i quajtur Xhino. Të dy këta persona, nëna e Sadikajt i konsideron si të përfshirë në ngjarje edhe pse ishin miqtë e djalit të saj. Sipas dosjes së Prokurorisë, Ledjani rezulton se e ka këshilluar Sadikajn që makinën e tij tip “Volkswagen”, të bardhë ta çonte në fshatin Kurjan në Fier, te magazinat e dajës së Edmond Papës. Kjo sipas nënës së tij, me qëllimin për ta rregulluar pas një defekti teknik që kishte automjeti.

Edmond Papa ishte takuar me Aleksandër Sadikajn dy ditë para se të ndodhte shpërthimi në autostradën Tiranë-Elbasan. Madje, emri i tij ishte një ndër kontaktet e fundit në telefonin e Sadikajt, kur u verifikua për llogari të hetimeve. Familjarët e Aleksandër Sadikaj dhe shokët e tij, kishin pasur dyshime se vrasja ishte organizuar në qytetin e Sarandës dhe në Kurjan të Fierit.  Ata vazhdimisht janë interesuar dhe angazhuar privatisht për të mësuar detaje me qëllim dhe hakmarrjen për vrasjen e personit të tyre të afërt.

Më datë 16 dhjetor, rreth orës 16:30, është marrë njoftim nga Salla Operative e Policisë së Tiranës, se në rrugën “Fadil Bodinaku”, një person është plagosur me armë zjarri.  I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën. Ky person ishte biznesmeni Edmond Papa. Nga veprimet e para të grupit hetimor rezultoi se rreth orës 16:20, Edmond Papa, lindur në Fier e banues në Sarandë, ka shkuar për të pirë kafe në një lokal që ndodhet përballë banesës së vëllait të tij, Kristo Qirici.  Ai është ulur i vetëm në një tavolinë në rreshtin e parë, në verandën e lokalit.  Kur ai kishte porositur dhe po pinte kafe, aty është afruar një person me fytyrë të mbuluar dhe me pistoletë në dorë.

Ky person ka qëlluar disa herë në drejtim të Papës duke e plagosur rëndë. Si pasojë e të shtënave Edmond Papa ka marrë disa plagë në pjesën e sipërme të trupit. I plagosur, ai ka mundur të largohet dhe të futet në ambientet e brendshme të lokalit, derisa është rrëzuar në tokë. Ndërsa personi që e ka qëlluar me armë është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Papa është dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës, por si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Emri i 44-vjeçarit Edmond Papa, nuk ishte i panjohur për Policinë e Tiranës. Madje ata po verifikonin çdo dyshim, për lidhjen e tij me një tjetër vrasje të ndodhur në Tiranë, 6 muaj para saj, atë të Aleksandër Sadikajt.

Personat që kanë realizuar vrasjen, duket se kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e tij dhe ishin në dijeni të faktit se ai atë ditë do të kthehej në Tiranë. Papa kishte shkuar të merrte të ëmën, të cilën do ta dërgonte në spital për të kryer disa vizita mjekësore.

Familjarët e Sadikajt, që në ditët e para të ngjarjes kanë pasur dyshime se Edmond Papa kishte “gisht” në vrasjen e 27-vjeçarit. Këtë ia kishin thënë edhe grupit hetimor. Megjithatë, edhe pse kishte dyshime, Policia nuk kishte siguruar ende prova që ta lidhte direkt apo indirekt Edmond Papën me këtë ngjarje. Por pas vrasjes së tij, më 16 dhjetor dhe pasi nisën të identifikohen autorët e dyshuar, emri i Papës filloi të lidhej edhe më shumë me shpërthimin që i mori jetën Aleksandër Sadikajt.  Në fillim të vitit 2023, Policia e Tiranës njoftoi se kishte zbardhur vrasjen e Edmond Papës. Fillimisht në pranga u vu 30-vjeçari Albano Velo, shoku i ngushtë i Aleksandër Sadikajt. Velo u arrestua natën e ndërrimit të viteve në Aeroportin e Rinasit. Ai po kthehej nga Franca, ku kishte udhëtuar 4 ditë pas vrasjes së Papës. Policia kishte të dhëna se vrasja e Edmond Papës ishte kryer për hakmarrje dhe ishte e organizuar nga disa persona. Hakmarrje, që më pas do të zbulohej se nuk lidhej vetëm me vrasjen e Aleksandër Sadikajt.

Një nga provat e paraqitura në gjyq ishin kamerat e sigurisë të sekuestruara në zonën ku u ekzekutua Edmond Papa, si dhe një sërë përgjimesh telefonike dhe ambientale.  Oficerët e Policisë kishin sekuestruar kamerat e sigurisë dhe automjetin tip “Audi” që dyshohej se ishte përdorur nga autorët para dhe pas krimit.

Dëshmitarët okularë, që kanë qenë klientë në lokalin ku ndodhi ngjarja, kanë deklaruar se personi që qëlloi me armë ishte në moshë të re, me trup mesatar, pak i mbushur. Ai kishte kapuç me ngjyrë blu të errët të vendosur në kokë, në duar kishte doreza dhe mbante një pistoletë.

Më 8 janar 2024, Prokuroria dorëzoi në Gjykatë kërkesën për gjykim, në ngarkim të Albano Velos, i arrestuar pak kohë pas krimit dhe Edvin Bode që fillimisht u hetua në mungesë, por u arrestua gjatë një operacioni të RENEA-s në Memaliaj më 28 gusht. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Bode është i dyshuari kryesor si ekzekutor i Edmond Papës, e provuar kjo sipas organit të akuzës edhe nga pamjet filmike dhe nga qelizat telefonike. Gjatë operacionit të koduar “Plani”, u arrestua edhe Julian Kalemi, i cili strehonte në banesë 45-vjeçarin Andre (Edvin) Bode.

Gjithashtu, forcat speciale RENEA arrestuan edhe Adriatik (Andrea) Kalemin, djali i dajës së Aleksandër Sadikajt, në banesën e të cilit u gjet një arsenal armësh zjarri dhe një shumë prej rreth 45 mijë eurosh. Më shumë gjasë, Andrea Kalemi, po përgatiste hakmarrjen ndaj vrasjes ende të pa zbardhur të të atit dhe plagosjes së xhaxhait të tij mbrëmjen e 20 korrikut 2024. Kalemi u ka shpëtuar dy sulmeve me armë në Greqi.

Mbrëmjen e 9 gushtit të vitit 2023, Adriatik Kalemi plagoset rëndë në një atentat mafioz të organizuar në ishullin Paksos të Greqisë, ku ai kishte shkuar me familjen për të kaluar pushimet. Autori i atentatit lëvizte me një skaf që më pas rezultoi se ishte nisur nga Italia dhe kishte mbërritur aty. Ai ka qëlluar të paktën 14 herë në drejtim të lokalit ku Kalemi ishte ulur për të darkuar bashkë me gruan e 3 fëmijët. Kalemi u qëllua me 10 plumba dhe u plagos rëndë duke u transportuar me urgjencë në spitalin e Janinës.

Ai rezultonte të kishte kaluar për pushime në territorin grek në datën 5 gusht, nga pika kufitare e Kakavijës, me bashkëshorten dhe 3 fëmijët. Informacioni se ai ndodhej në territorin grek, duket se ishte shpërndarë me shpejtësi dhe autorët kanë pasur 4 ditë kohë për të përgatitur atentatin.

Pushuesit në ishull dëgjuan të shtënat dhe gjetën të gjakosur 51-vjeçarin. Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe se atentatori mendohet se ishte një shqiptar erdhi nga Italia për të kryer atentatin. Në vendin e ngjarjes u gjetën 14 gëzhoja. Me dosjen hetimore u njohën edhe autoritetet shqiptare, që përveçse e kishin në verifikim për vrasjen e Edmond Papës, duke qenë se ishte kushëriri i Aleksandër Sadikajt, e kishin të skeduar edhe për krime të tjera.

Në vitin 2001 ai rezulton se është arrestuar nga forcat speciale RENEA. Kalemi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge në atë kohë, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishin vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.

Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë së bashku me 2 persona të tjerë pasi, duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë, i cili u dërgua në spital. Në vitin 2022 Kalemit iu vra me shpërthim eksplozivi kushëriri, Aleksandër Sadikaj.

Atentati mafioz në ishullin grek, të cilit për fat të mirë ai i shpëtoi, vijon të mbetet pa autor. Por nga ana tjetër, pasi u kurua nga plagën të spitalin e Janinës, Adriatik Kalemi u vu në pranga dhe u dërgua në burgun e Koridhalosë, pasi kishte një proces të hapur ndaj tij në Greqi. Aty ndodhi edhe sulmi i dytë që synonte eliminimin e tij.

Teksa ishte në pritje të lirimin nga burgu në Greqi, Adriatik Kalemi u tentua të vritej edhe një herë tjetër, më 15 dhjetor të vitit 2023. Një i burgosur tjetër, me kombësi egjiptiane, e sulmoi atë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë e në gjoks. Dyshimet se bëhet fjalë për një sherr të zakonshëm mes të dënuarve në burgun e Koridhalosë u shuan shpejt sapo u mësua identiteti i autorit. Ai rezultoi se nuk kishte asnjë njohje të mëparshme me Kalemin, as jashtë dhe as brenda burgut. Për më tepër, ai ishte transferuar aty vetëm pak orë para ngjarjes. Sipas të gjitha të dhënave ai kishte ardhur me porosi për të vrarë Adriatik Kalemin. Me vete kishte një thikë dhe një celular, që ende nuk dihet se si dhe me ndihmën e kujt i ka futur brenda burgut.

Kalemi ka marrë plagë në kraharor, qafë e krah dhe është transportua në spitalin e burgut ku mori ndihmën e parë. Sapo kanë parë skenën, të burgosur të tjerë kanë goditur 28-vjeçarin egjiptian, i cili ka marrë plagë në kokë dhe trup. Atij më pas iu sekuestrua thika dhe një celular që ishte thyer. Ashtu si Kalemi, edhe autori është transportuar në klinikën e burgut për të marrë ndihmën e parë. Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë para se Adriatik Kalemi të lirohej nga burgu dhe nuk dihet nëse autori ka pritur pikërisht këtë çast. Hetuesit atje e lidhën edhe këtë ngjarje me atentatin e gushtit në ishullin Paksos dhe kanë dyshime se është porositur nga të njëjtët persona. Megjithatë edhe në këtë rast nuk ka asnjë autor konkret të dyshuar.

Edhe i vëllai u bë objekt i një atentati pak kohë më vonë. Në orët e vona të datës 12 janar 2024, Policia e Tiranës shpërndau një mesazh, përmes të cilit njoftonte se një person ishte plagosur në këmbe dhe ndodhej në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja që fillimisht u raportua si një plagosje nga ato të rëndomtat, më vonë rezultoi të ishte një atentat mafioz, por që fatmirësisht objektivi kishte arritur të shpëtonte. E për më tepër, emri i viktimës e bëri këtë ngjarje të dukej edhe më e rëndë nga çfarë ishte raportuar më parë. I plagosur në atentat kishte mbetur Zamir Kalemi 40 vjeç. Ai është vëllai i Adriatik Kalimit, që po ashtu u tentua të eliminohet dy herë në Greqi e njëkohësisht kushëriri i Aleksandër Sadikajt.

Zamir Kalemi u qëllua me breshëri kallashnikovi, nga një mjet në lëvizje, por mundi të shpëtojë edhe pse u godit nga 4 plumba. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:55, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Selitës”. Kalemi lëvizte me një automjet “Smart” kur u qëllua me breshëri kallashnikovi. Pas ngjarjes atentatorët kanë vijuar rrugën në drejtim të Bërzhitës, ku më pas i kanë vënë flakën makinës tip “Nissan”. Brenda mjetit të djegur u gjet edhe arma që dyshohet se është përdorur në krim. Policia tha se nga verifikimet paraprake, targat e automjetit AA 968 JD, të përdorura nga autorët, janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë, në vitin 2018, dhe po ashtu edhe mjeti tip “Nissan”, ngjyrë gri me targë MHY 66 50, rezulton i vjedhur në Greqi më datë 13 shkurt 2023.

Dy ditë pas ngjarjes i plagosuri dha dëshminë e tij për oficerët e grupit hetimor.  Por ai ka mohuar të ketë pasur konflikte dhe në të njëjtën kohë nuk kishte dijeni se kush mund të jenë autorët. Madje, ai ka treguar se e ka pasur të pamundur të identifikojë ndonjë prej tyre për shkak se ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe ata janë larguar. Kalemi ka treguar edhe itinerarin që ka përshkruar të premten. Ai ka thënë se në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë duke u kthyer nga një lokal ku ishte me miqtë e tij, por u sulmua teksa po shkonte në shtëpi.

Në një sagë atentatesh për hakmarrje, vrasjesh e plagosjesh, të gjithë kanë pasigurinë për fundin e saj. Të vdekurit i marrin me vete përgjigjet, ndërsa të gjallët, ata që u shpëtojnë atentateve, as që e marrin mundimin të japin përgjigje. Të gjithë thonë s’kemi konflikte, edhe pse tashmë është realitet se dikush kërkon me çdo kush eliminimin e tyre. Këmbëngulja është e dukshme, që nga dy sulmet në Greqi ndaj Adriatik Kalemit dhe plagosja në Tiranë e vëllait të tij. Vrasësit duket se s’kanë ndërmend të dorëzohen e as të plagosurit të binden për të bashkëpunuar. Ata shohin vetëgjyqësinë si zgjidhje, të vetëdijshëm që për shumë ngjarje të tilla plumbat nuk kanë falur as të pafajshmit. Nga ana tjetër, autoritetet përgjegjëse, që dinë konfliktet, kanë indiciet e nevojshme për organizatorët, por nuk kanë gjetur ende prova, duket se nuk po bëjnë mjaftueshëm për të parandaluar.

Dhe hakmarrja nuk u ndal me kaq. Një ngjarje shumë e rëndë, për më tepër e paralajmëruar ndodhi mesnatën e 20 korrikut 2024 në Memaliaj. Babai i Andrea e Zamir Kalemit, që u kishin shpëtuar 3 atentateve, u vra atë mbrëmje, ku u plagos rëndë edhe xhaxhai i tyre Artur Kalemi, 57 vjeç. Shënjestër e atentatit ishte 74-vjeçari Shyqyri Kalemi, babai vëllezërve Kalemi, njëkohësisht edhe daja i Aleksandër Sadikajt. Ai nuk i mbijetoi dot 6 plumbave të kallashnikovit. Po ashtu, kanë humbur jetën kamerieri 36-vjeçar, Gledio Muka dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela, dy viktima të pafajshme të cilët kanë qenë në lokal në momentin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin në pronësi të Artur Kalemit. Dy vëllezërit Kalemi, Arturi dhe Shyqyriu kanë qenë të ulur në të njëjtën tavolinë, në momentin që ka nisur breshëria e automatikut. Plumbat i morën jetën në vend, 74-vjeçarit dhe dy personave të rastësishëm që nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen. Autorët, që mendohet të kenë qenë tre persona, janë afruar pranë ambienteve të lokalit me automjetin e tyre dhe menjëherë kanë hapur zjarr duke lenë pas tre viktima, ndërsa janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Pas kontrolleve nga ana e policisë është konstatuar se në fshatin Bejaj te Mallakastrës është gjetur një mjet duke u djegur që mendohet të jete i autoreve të ngjarjes. Brenda saj janë gjetur edhe tre kallashnikovë. Ndërsa krimi trefishtë ende nuk është zbardhur. Të gjitha veprimet hetimore flisnin për një atentat të urdhëruar nga Greqia.

Deri tani kjo përplasje e përgjakshme ka shkaktuar 5 të vrarë, 3 të zhdukur dhe disa atentate te dështuara. Vrasja e 21 prillit 2026 në Memaliaj, edhe pse Policia thotë që ndodhi pas një konflikti të çastit po hetohet nëse është pjesë e kësaj sage të përgjakshme.

Memaliaj mund të jetë vetëm vendi ku u dëgjuan të shtënat e fundit, por jo vendi ku nisi kjo histori.

Sepse kur të njëjtët emra shfaqen në vrasje, zhdukje dhe hetime për trafik droge, rastësia fillon të duket gjithnjë e më pak bindëse.

Nëse vrasja e 21 prillit në Memaliaj ishte vërtetë një përplasje e momentit siç thotë Policia, apo një kapitull i radhës në një zinxhir që vazhdon të shkruhet me gjak, këtë do e zbulojnë hetimet.

E në mos hetimet, mund ta tregojë koha.

“Gjërat Tona”/ Saga e krimeve të Memaliajt, vrasje, zhdukje e atentate të dështuara 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-26 20:57:10

Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

Споделете в социалните мрежи / Споделете в социалните мрежи / Share in social media
Facebook X LinkedIn Reddit Telegram WhatsApp Email Print
Previous Post

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit, ja disa mënyra për ta marrë magnezin pa pasur nevojë për suplemente 2026

Next Post

NewsRoom me Erneta Shevroja, (26/04/2026) 2026

Next Post
Faqe interneti e gazetarisë hetimore me hetime të thelluara, histori me interes publik, lajme dhe reportazhe të përzgjedhura gazetareske

NewsRoom me Erneta Shevroja, (26/04/2026) 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Rating

Search / Търси в сайта

No Result
View All Result
гугъл новини, гоогле новини, гугъл нюз, гъгъл нюз, google news, news google, google.bg, news.google.bg, Юстиция, новини, последното, най-важното, видео, телевизия, радио, Новини, петър низамов

Recent Posts

  • Liga e Kombeve/ Fitorja me Finlandën, ‘Sofascore’ u vendos notat lojtarëve të Kombëtares! Asllani më i miri, Hysaj dhe Muçi e pasojnë… 2026
  • “Më mirë mos hyni në garë me to”! Astrologia zbulon tre shenjat më ziliqare të horoskopit 2026
  • Nga diplomacia te lufta e Kosovës, UEJL promovon librin e Zef Mazit më 18 nëntor 2026
  • E trishtë! Ndahet nga jeta balerini dhe koreografi shqiptar, në moshën 37-vjeçare 2026
  • Në lidhje me partnerin 40 vite më të ri, Cher: Burrat e moshës sime kanë vdekur të gjithë 2026
  • “Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit! 2026
  • “Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Sara Mila pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme! Dëshmova si person në dijeni (VIDEO) 2026
  • Tragjedi në Bullgari, përplasen 50 automjete, 10 viktima dhe 27 të plagosur (PAMJET) 2026
  • Rast suksesi në QSUT, realizohet me sukses ndërhyrja kirurgjikale për heqjen e një tumori gjigant në hundë 2026
  • Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh 2026
  • “Faleminderit që zgjodhe rrënjët e tua” – Përshëndetja speciale për mbrojtësin që u tërhoq nga Kombëtarja 2026
  • Intesa Sanpaolo punëdhënësi më i mirë. Çfarë kërkon brezi i ri nga eprori? 2026
  • “Neomalësorja erdhi nga hiçi dhe iku…”- Eksperti i sigurisë për protestën: Antifa nuk ka për qëllim të fitojnë pushtet në Europë, por synon destabilitetin! 2026
  • Sokol Kushta, emri shqiptar në historinë e “Topit të Artë” 2026
  • Zelensky: I bëra tre propozime Trumpit për të ndaluar sulmet ndaj rafinerive ruse, ai nuk iu përgjigj asnjërës prej tyre 2026
  • Lula fiton mandatin e katërt si president i Brazilit, Bolsonaro refuzon të pranojë humbjen 2026
  • “El Clasico”/ Reali ‘mbretëron’ në Camp Nou, shtyp Barcelonën dhe i afrohet në renditje! Murinjo përsërit festën Mbappe ‘macja e zezë’ e katalanasve (VIDEO) 2026
  • Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri 2026
  • “Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi 2026
  • Erjon Vishkulli në Itali për kurim, familja kundërshton deklaratën e Ramës, kryeministri reagon sërish: Shpenzimet u mbuluan nga shteti 2026
  • “Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin 2026
  • VIDEO/ Protesta në aeroportet gjermane kundër deportimeve të azilkërkuesve 2026
  • “Drejtësi e dobët, e padrejtë”/ Policia identifikon dhunuesit, Minxhozi: Të mos lirohen për t’u kthyer në karburant për protestën 2026
  • Protestuesit i refuzojnë përsëri dialogun e Ramës, ia “përmbysin sofrën” dhe grisin ftesat mbi tavolinën e gurit para Kryeministrisë! 2026
  • “Qori, Lapaj dhe Shehaj pjesë e Antifa”/ Avokati: Protesta antishqiptare! “Grupi i zjarrit” i Saliut i përfshirë, nuk duan integrimin! 2026
  • Shtatzënë në moshën 52-vjeçare, aktorja tregon si e mbajti të fshehtë lajmin e ëmbël për 7 muaj 2026
  • Caprile bëhet shqiptar, a do e shohim në portën e Kombëtares? 2026
  • Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë 2026
  • Gjykata liron dhunuesit e Gjykatës së Apelit/ Leka: Prokurorët e gjyqtarët, mungesë profesionalizmi dhe dinjiteti 2026
  • “Forcat ballafaqohen në zgjedhje”, Rama: Dhuna nuk është ide, por krim 2026
  • Si i kanë ndryshuar luftërat në Lindjen e Mesme rrjedhat e transportit të naftës? 2026
  • “Gurët janë armë e ftohtë në duart e protestuesve”- Ministri Gonxhja: Nuk e ktheni dot bulevardin në tortë pavarësie! Pamjet janë të qarta 2026
  • Trump akuzon Iranin se po përpiqet të rrisë çmimin e naftës para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA 2026
  • Trump: Irani po bën gjithçka që mundet për të rritur çmimet e naftës 2026
  • Tmerr në SHBA/ Policia hap zjarr ndaj makinës për vjedhjen e pelenave, vritet 1-vjeçari në krahët e nënës 2026
  • Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda 2026
  • Hetimi europian: Rusia ndikoi (edhe) në Shqipëri/ Moska dhe Irani, ndërhyrje në rrjetet sociale 2026
  • 117 vite jetë, shtatë fëmijë dhe pesë breza, historia e jashtëzakonshme e Qamile Marrës jehonë në mediat botërore 2026
  • 117 vite jetë, shtatë fëmijë dhe pesë breza, historia e jashtëzakonshme e Qamile Marrës jehonë në mediat botërore 2026
  • Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri” 2026
  • Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
  • Evropa përballë valës së protestave, nga kriza e strehimit te përplasjet e dhunshme: Çfarë po i nxjerr qytetarët në rrugë 2026
  • Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
  • Autori punonjës i Policisë Ushtarake, ky është 40-vjeçari që dyshohet se vrau dy vëllezërit në Bathore 2026
  • 10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026
  • Sulmi nga persona të maskuar në Komisariatin nr.3, Hita: U plagosën 10 policë, u rrezikua jeta e personave të shoqëruar 2026
  • Sulmi ndaj komisariati nr.3/ Hita: U rrezikua jeta e efektivëve, 10 prej tyre mbetën të plagosur 2026
  • Egnatia mposht Vllazninë 3-1, rrogozhinasit një pikë larg kreut 2026
  • Protestuesit rrethohen nga policia, largohen me vrap drejt Pazarit të Ri 2026
  • Sulmohet komisariati 3/ Lëndohen 10 policë, pas sulmit të protestuesve 2026
  • Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë 2026
  • Merz: Nuk duhet të braktisim Ukrainën 2026
  • Protestat dhe dhuna, reagon Arqipeshkvi i Shkodrës: Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e rënda të së kaluarës 2026
  • Edhe Italia përfshihet nga protestat, kaos dhe përleshje mes qytetarëve dhe policisë 2026
  • Gogu reagon pas zjarrit në Gjykatën e Lartë: Nuk u godit qeveria, por e drejta e qytetarëve për drejtësi 2026
  • Koçiu: E papranueshme dhuna në Tiranë/ Zv.kryeministrja: Dhuna ndaj punonjësve të policisë duhet dënuar me forcë 2026
  • “Aktet në bulevard rrezikojnë përplasje civile”, Karamuço: Ja çfarë tregon mbërritja e RENEA 2026
  • Do të pendoheni, por do të jetë vonë! 2026
  • Historia e fotos kur tifozi hyri në fushë dhe sabotoi VAR-in 2026
  • Pamjet me dron nga ABC News: Ndërhyn policia, largohen protestuesit 2026
  • Skena lufte në Bulevard, Drejtori Hita u bashkohet uniformave blu te Kryeministria 2026
  • Pamjet e rënda/ Protesta e dhunshme, ndërhyn autoambulanca merr me urgjencë një person 2026
  • Protesta në Shkodër, policia shoqëron disa të rinj pas djegies dhe rrëzimit të koshave të mbeturinave 2026
  • “Beteja” zhvendoset te Kryeministria/ Protestuesit hedhin molotovë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë 2026
  • Bardheblutë triumfojnë 1-0 kundër Laçit, por vëmendjen e merr largimi i ‘Fanatics’ 2026
  • Bardheblutë triumfojnë 1-0 kundër Laçit, por vëmendjen e merr largimi i ‘Fanatics’ 2026
  • Situatë kaotike, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mbulohet nga tymi, i vihet sërish flaka biznesit privat 2026
  • QKUM reagon pas bllokimit të ambulancës në protestë: Çdo vonesë mund të kushtojë një jetë 2026
  • Protestuesit e shtrirë përtokë pas arrestimit, avokati Petraj: Pamjet nuk janë filmuar në komisariatet e Tiranës 2026
  • Protestuesit largohen nga Rruga e Durrësit, marshojnë drejt selisë së PS-së 2026
  • Dëmshpërblim për bizneset e dëmtuara/ Ibrahimaj: Bizneset e vogla të regjistrojnë dhe paraqesin dëmet 2026
  • Papa Leoni XIV del nga spitali pas operacionit në mushkëri 2026
  • Dëmshpërblim për bizneset e dëmtuara/ Ibrahimaj: Bizneset e vogla të regjistrojnë dhe paraqesin dëmet 2026
  • Goli i vitit nga Iraku/ Një mrekulli nga futbollisti tunizian në përballjen e kampionatit 2026
  • Dy të ndaluar për ngjarje kriminale në Tiranë, njëri qëlloi me armë drejt një servisi në Kashar 2026
  • “Tronditëse kur shikon një të ri që rrihet”, Dudushi: Protesta e ka kapur policinë të papërgatitur, edhe efektivët janë dhunuar   2026
  • Dita e pestë e protestës, rruga bllokohet me koshat e mbeturinave që u vihet flaka! Të rinjtë sulmojnë me gurë, Policia i zmbraps me gaz e ujë 2026
  • “Derdhuni në rrugë!”- Berisha bën sërish thirrje ndaj të rinjve: Skena horror, Policia ushtroi dhunë ndaj studentëve! 2026
  • “Paqe” mes protestuesve dhe policëve? Dudushi: Sot në orën 6 pasdite është paralajmëruar kulmi i protestës 2026
  • Peqin/ Sherri për pronën, tentoi të vriste fqinjin me kosore, arrestohet 62-vjeçari 2026
  • Dy anët e konsumit, shqiptarët dominojnë me makarona e oriz, turistët me ushqime të gatshme e alkool 2026
  • Sulmet ruse në Ukrainë/ Të paktën 8 të vrarë dhe 60 të plagosur 2026
  • Tmerr në azil/ 72-vjeçari sulmon me thikë të moshuarit e tjerë, një grua humb jetën dhe dy të tjerë plagosen rëndë 2026
  • Protestat e dhunshme, 63 nga të arrestuarit dalin sot para Gjykatës së Tiranës, dje vetëm njëri u mbajt në burg! 2026
  • Sot protesta më e madhe në të gjithë Francën, sindikatat dhe Jelekverdhët në mbështetje të studentëve, nisin përplasjet e para 2026
  • “Nuk është protestë e shqiptarëve”/ Idajet Beqiri: Po tentojnë një tjetër 1997 që mos të futemi në BE 2026
  • Teuta “likujdon” edhe Dinamon/ Durrsakët forcojnë pozitat në krye të tabelës së Superligës 2026
  • U ndaluan në protestat e dhunshme, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë 2026
  • Dita e katërt e protestës/ Nisi paqësore, vazhdoi me dhunë, e u mbyll me paqe 2026
  • A po e kërkon edhe Erdogani fundin e Edi Ramës? Dhe ku u prishën arkadashat? 2026
  • Shokon protestuesi: Rama nuk largohet me paqe, do të ketë gjakderdhje 2026
  • “Rama i fiton sërish zgjedhjet me 45 ditë afat”, protestuesi: Na duhen 12 muaj qeveri teknike 2026
  • Ambasada e SHBA godet dhunën e protestuesve: Protestoni paqësisht dhe konform ligjit! 2026
  • EKSKLUZIVE/ Kaosi dhe dhuna në Tiranë, Ambasada e SHBA-së për Vizion Plus: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar 2026
  • Trump shkarkon sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, pas vetëm një jave në detyrë 2026
  • Gjermania dhe Franca bien dakord për reformimin e politikës automobilistike evropiane 2026
  • Sulmi me dron ndaj anijes në Detin e Zi, Rumania rifillon kërkimet për 7 marinarë të zhdukur 2026
  • Katër persona marrin ndihmën mjekësore te Trauma, mes tyre një efektiv policie dhe dy të mitur 2026
  • Dita e katërt e protestës, Policia shpërndan turmën me ujë dhe gaz lotsjellës, i largon nga bulevardi te Kryeministria dhe nis shoqërimet! (FOTO) 2026
  • Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende 2026

[contact-form-7 id=”45ced39″ title=”Contact form 1″]

No Result
View All Result

Категории

Shoqata „Komiteti Juridik Bullgar – mbrojtja e qytetarëve me mjete juridike“ (БЮК)
Numri unik i identifikimit (ЕИК): 205028308
Burgas, rruga Gladstone nr. 18, 056/84 45 14

Këshilli për Mediat Elektronike (SEM)
Sofje, bulevardi Shipchenski Prohod 69

Tel.: 02/ 9708810 Tel.: 02/ 9708812

E-mail: [email protected]

Tags

*Anash *Kryesore aksident Aktualitet Bota Donald Trump edi rama EKONOMİ Emisione Fokus Gossip Horoskopi Iran Kosova kosove kosovës Kronikë Kryesoret Lifestyle Moti Në plan të parë Opinion Policía Politik POLITIKË Protesta proteste Rajoni rama RUSI Rusia SHBA Showbiz shqiperi Sociale Sport Tendencë Trump Të fundit Të Gjitha Ukraine Vendi Vizion Plus zjarr Ангел Цугуларов
No Result
View All Result

Категории

Shoqata „Komiteti Juridik Bullgar – mbrojtja e qytetarëve me mjete juridike“ (БЮК)
Numri unik i identifikimit (ЕИК): 205028308
Burgas, rruga Gladstone nr. 18, 056/84 45 14

Këshilli për Mediat Elektronike (SEM)
Sofje, bulevardi Shipchenski Prohod 69

Tel.: 02/ 9708810 Tel.: 02/ 9708812

E-mail: [email protected]

Tags

*Anash *Kryesore aksident Aktualitet Bota Donald Trump edi rama EKONOMİ Emisione Fokus Gossip Horoskopi Iran Kosova kosove kosovës Kronikë Kryesoret Lifestyle Moti Në plan të parë Opinion Policía Politik POLITIKË Protesta proteste Rajoni rama RUSI Rusia SHBA Showbiz shqiperi Sociale Sport Tendencë Trump Të fundit Të Gjitha Ukraine Vendi Vizion Plus zjarr Ангел Цугуларов
No Result
View All Result

Категории

Shoqata „Komiteti Juridik Bullgar – mbrojtja e qytetarëve me mjete juridike“ (БЮК)
Numri unik i identifikimit (ЕИК): 205028308
Burgas, rruga Gladstone nr. 18, 056/84 45 14

Këshilli për Mediat Elektronike (SEM)
Sofje, bulevardi Shipchenski Prohod 69

Tel.: 02/ 9708810 Tel.: 02/ 9708812

E-mail: [email protected]

Tags

*Anash *Kryesore aksident Aktualitet Bota Donald Trump edi rama EKONOMİ Emisione Fokus Gossip Horoskopi Iran Kosova kosove kosovës Kronikë Kryesoret Lifestyle Moti Në plan të parë Opinion Policía Politik POLITIKË Protesta proteste Rajoni rama RUSI Rusia SHBA Showbiz shqiperi Sociale Sport Tendencë Trump Të fundit Të Gjitha Ukraine Vendi Vizion Plus zjarr Ангел Цугуларов
  • За Нас – агенция за разследваща журналистика ЮСТИЦИЯ – Бургас, България
  • Рекламирайте с ЮСТИЦИЯ
  • Прозрачно управление
  • Докладване на проблем
  • Условия за ползване
  • Защита на данните
  • Правила на форума
  • Политика за бисквитките
  • Екип
  • Помощ
  • Карта на сайта
  • Статистика
  • Реклама
  • Контакти
  • Етичен кодекс на българските медии
  • RSS емисия
  • Често задавани въпроси (FAQ)
  • Задайте въпрос във форума
  • Вестник “ЮСТИЦИЯ”
  • العربية
  • Dansk
  • Deutsch
  • Ελληνικά
  • English
  • български
  • Čeština
  • Español
  • Français
  • עברית
  • Hrvatski
  • Magyar
  • Italiano
  • Lietuviškai
  • Latviešu valoda
  • македонски јазик
  • Norsk Bokmål
  • Nederlands
  • Polski
  • Português
  • Română
  • Русский
  • Slovenčina
  • Slovenščina
  • Српски језик
  • Svenska
  • Türkçe
  • Українська
  • 日本語
  • ไทย
  • فارسی
  • 中文 (中国)
  • Беларуская мова
  • Deutsch Austria
  • Deutsch Switzerland
  • shqiperia
  • English USA
  • Bosanski

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Advertise with us
  • About Us
  • News 2025
  • World News
  • USA
  • Regional
    • Israel Today | News from Israel
    • Dubai Today | UAE Dubai News
    • Middle east Today | Arabic News
    • Germany Today | News from Germany and Austria
    • News in Russian | News from Russia
    • Netherlands Today | News from Belgium and Holland
    • Italy Today | Italian News
    • Spain Today | Spanish News
    • Germany Today | The News from Germany
    • Greece Today | The News from Greece and Cyprus
    • Poland Today | News from Poland
    • Czech Republic Today | News from Prague Brno
    • Hungary Today | News from Hungary
    • Slovenia Today | News from Slovenia
    • Romania Today | News from Romania
    • News from Bulgaria
    • Turkey Today | News from Turkey
  • Bulgaria
    • News from Bulgaria
    • The latest from Bulgaria
    • Politics in Bulgaria
    • The news from Burgas Bulgaria
    • Interview from Bulgaria
    • Bulgarian Court System
    • DISTRICT COURT – BURGAS and Burgas Prosecutor’s Office
    • Corruption in Bulgaria
    • Sport
    • The most important from Bulgaria
  • Analyses
  • Investigations
  • Scientific articles
  • Fitness
  • Videos
  • Women’s fashion
  • Men’s fashion
  • Questions
  • shqiperia
    • العربية
    • Dansk
    • Deutsch
    • Ελληνικά
    • English
    • български
    • Čeština
    • Español
    • Français
    • עברית
    • Hrvatski
    • Magyar
    • Italiano
    • Lietuviškai
    • Latviešu valoda
    • македонски јазик
    • Norsk Bokmål
    • Nederlands
    • Polski
    • Português
    • Română
    • Русский
    • Slovenčina
    • Slovenščina
    • Српски језик
    • Svenska
    • Türkçe
    • Українська
    • 日本語
    • ไทย
    • فارسی
    • 中文 (中国)
    • Беларуская мова
    • Deutsch Austria
    • Deutsch Switzerland
    • shqiperia
    • English USA
    • Bosanski
  • Contact us

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.