Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha u bë armik i përbetuar i SHBA, me atentatin që i bëri ish ambasadores amerikane në Tiranë, Mariza Lino dhe trafikut të armëve me Hamasin.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se këto ishin arsyet pse i u shpall non grata nga SHBA.
Beqiri shtoi se 6 milionë dollarët për heqjen e non grata, nuk mund të paguajnë krimet që ai ka bërë në vend.
“Flet për raportet e Shqipërisë me SHBA dhe sabotimin që i ka bërë historikisht, nga viti ’92 e në vazhdim, Berisha dhe dy qeveritë e tij që kanë qenë në pushtet. Në 2005-2013, u bë një armik i përbetuar i SHBA. Jo vetëm bëri atentat ndaj ambasadores Lino, por për trafikun e armëve që bëri me Hamasin, ai u tregua armik i SHBA. Kjo ishte arsyeja që u ndëshkua me non grata. Nga lekët e shqiptarëve, ai shkon dhe i çon në SHBA për të hequr non grata e tij. Asgjë gjë nuk i hyn në këmbë, për pastrim parash që bën në SHBA. Një vrasës i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, nuk mund të paguhen me 6 milionë dollarë, krimet që ka bërë Saliu në këtë vend. Sali ishte i pari që vodhi floririn e Krrabës. Saliu bën sikur e ndihmon Ilir Metën, por ka hallin e vet”, theksoi ai./abcnews.al
“Berisha, armik i përbetuar i SHBA”/ Beqiri: Krimet që ka bërë nuk paguhen me 6 milionë dollarët e non gratës 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-28 22:04:23
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


