Kadri Malka, i cili humbi nipin e tij në një aksident rrugor disa vite më parë, ka rrëfyer historinë mes dhimbjes dhe zhgënjimit për mungesën e drejtësisë.
Duke folur për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli A2CNN, ai u shpreh se hetimet nuk çuan në identifikimin e autorit, ndërsa përgjegjësia është atribuar vetë viktimës, një fëmijë vetëm 6-vjeçar.
“Më 25 tetor 2017 nipi im ka ndërruar jetë nga një aksident rrugor në Kombinat. Minoreni kishte rreth 6 vjeç. Disponoj dy akte ekspertimi. Prokurori ka kërkuar pushimin e çështjes, dhe i është drejtuar sërish nga e para Komisariatit për gjetjen e autorit, ku nga aksident me pasojë vdekjen shkon…Nuk kemi gjetur drejtësi. Prokurori thotë se ka ardhur si rezultat i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësori, minoreni 5 vjeç e gjysmë. Ka shpallur fajtor viktimën. Vetëm drejtësi dua. Po vritemi dy herë shpirtërisht. S’kam lënë institucion pa ju drejtuar. Të paktën të mos vritemi për së dyti”, tha ai.
“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim! 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-04 20:18:08
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


