Avokati Ili Gërdupi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se arresti me burg do të ketë edhe në të ardhmen, por tani sipas tij gjykata do të kërkojë më shumë verifikim.
“Po pra, synimi dhe qëllimi është që kur këto masa të jepen, të jepen për ato situata të cilat vërtetë e kërkojnë, po themi një masë ekstreme.
Nuk është ndonjë përfundim apo ndonjë analizë që të kemi rënë të gjithë dakord që të themi se arrestimi me burg është i jashtëzakonshëm. E thotë vetë Kodi, neni 230, që jepet vetëm kur të gjitha masat e tjera janë të papërshtatshme”, u shpreh Gërdupi.
Ai vuri në dukje se duhet pasur parasysh se nëse “një paraburgim për një njeri të zakonshëm që s’ka qenë i dënuar më parë, po marrim një qytetar që mund t’i ndodhin edhe situata që shkojnë jashtë kontrollit të tij, të shkatërron jetën”
“Vendimi unifikues i 2011-shit thoshte që nuk ka ndonjë detyrim që gjykata ta bëjë këtë analizë. Pra, për të lehtësuar barrën e gjykatave të faktit, shkallës së parë dhe apelit, thoshte që ti nuk ke nevojë ta bësh këtë analizë. Çfarë rezultoi ishte që, në mungesë të kësaj analize, ne kishim një situatë në të cilën vijonim pa kontrolle të mirëfillta dhe ishim në një situatë në të cilën mund të kishe, për shembull, 100 faqe vendim për masë sigurie.
Kur lexoje dy faqet e para ishin gjeneralitetet e të pandehurit, ishin 98 faqe përgjime copy-paste siç e kishin sjellë edhe në një faqe kishte bërë një arsyetim gjykata ku thoshte që po, ne po e japim këtë masë meqë akuza është e rëndë dhe paska ky përgjim që thotë se mund ta ketë bërë ky zotëri.
Edhe kjo mjaftonte për të mbajtur dikë në burg. Por ne duhet të kemi parasysh që në qoftë se një paraburgim për një njeri të zakonshëm që s’ka qenë i dënuar më parë, po marrim një qytetar që mund t’i ndodhin edhe situata që shkojnë jashtë kontrollit të tij, të shkatërron jetën. Qartë, normalisht kështu që gjasat janë që ti të humbësh punën”, ka deklaruar më tej Gërdupi.
Avokat: Arrest me burg do të ketë, por tani gjykata do të kërkojë më shumë verifikim 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-05 08:55:35
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


